Qeveria i heq Prokurorisë të drejtën per te burgosurit

 Ulen kompetencat e Prokurorisë në lidhje me të burgosurit. Prokurorët nuk kanë të drejtë të kërkojnë uljen e dënimeve. Qeveria i heq të drejtën Drejtorisë së Burgjeve për të shpërblyer të burgosurit: “Ka pasur abuzime”. Erald Kapri Projektligji i qeverisë në lidhje me të drejtat e të dënuarve në burgjet shqiptare i ka kaluar Kuvendit ku pritet edhe miratimi i tij. Projektligji ka disa ndryshime rrënjësore në lidhje me të drejtat e të burgosurve. Projektligji i ri ka shfuqizuar Nenin 62 të ligjit të vjetër, i cili parashikonte shpërblime për të burgosurit në marrëdhëniet brenda burgut. Ligji parashikon që të dënuarit mund t’i jepet shpërblim për zbatimin shembullor të rregullave, për gjeste të veçanta me karakter human, për aktivizimin e mirë në punë dhe në veprimtaritë e tjera në grup. Shpërblimet dhe organet kompetente që i japin ato parashikohen në këtë ligj dhe në rregulloren e brendshme. Kjo procedurë shpërblimi është shfuqizuar duke mos u lënë të burgosurve mundësi që me punën e tyre, pendimin, aktivitetin brenda burgut, të kërkojnë nëpërmjet organeve kompetente uljen e dënimit në bazë të sjelljes së tij.  Sipas hartuesve të këtij projektligji, kjo procedurë është bërë e tillë për shkak të abuzimeve që janë bërë nga organet në lidhje me shpërblimet. Sipas tyre, kjo është paraqitur edhe në raportet e Ministrisë së Drejtësisë ku titullarë burgjesh kanë paraqitur kërkesa për ulje dënimesh dhe shpërblimesh të padrejta. Projektligji i ri sipas hartuesve u pret rrugën këtyre abuzimeve që janë bërë për të burgosur të caktuar. Ndërhyrjet e prokurorëvePo kështu, edhe Prokuroria shqiptare nuk do të ketë të njëjtat kompetenca në lidhje me të burgosurit shqiptarë. Projektligji i ri i ka hequr çdo të drejtë prokurorëve shqiptarë për të ndërhyrë në dënimin që po kryhet nga të burgosurit. Ligji që është ende në fuqi shprehet konktretisht se, “ulja e dënimit bëhet me vendim të gjykatës mbi kërkesën e të dënuarit, të prokurorit ose të drejtorit të institucionit”. Ndërsa në projektligjin që pritet të kalojë në Kuvend thuhet se, “ulja e dënimit bëhet me vendim të gjykatës, në bazë të kërkesës së të dënuarit apo të përfaqësuesit të tij, ose të drejtorit të institucionit”. Projektligji i ri u heq çdo të drejtë prokurorëve që të ndërhyjnë në marrëdhënien gjykatës - i dënuar. Ndërkohë, rregullat e tjera nuk janë prekur. Të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje shembullore në veprimtaritë trajtuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë një ose disa ulje, deri 90 ditë në çdo vit të vuajtjes së dënimit. Në burgjet e sigurisë së lartë ulja e dënimit bëhet deri 45 ditë në vit. Për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë vlerësohet qëndrimi i të dënuarit nga ulja e mëparshme ose gjatë 12 muajve të fundit.Ku ulen kompetencatKrahas pjesës së heqjes së të drejtës së prokurorëve për të kërkuar ulje dënimi për të burgosur të caktuar, Prokurorisë i janë hequr edhe disa kompetenca të tjera. Prokurorët nuk do të kenë më të drejtë të mbikëqyrin burgjet. Ligji aktual shprehet se zbatimi i ligjit dhe rregullave në institucionet e vuajtjes së dënimit, realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të të dënuarve mbikëqyret nga prokurori i caktuar posaçërisht në prokurorinë e territorit në të cilin ndodhet institucioni. Në burgjet e sigurisë së lartë mbikëqyrja bëhet nga prokurorë të autorizuar nga prokurori i Përgjithshëm. Në të gjitha kategoritë e institucioneve për zbatimin e ligjit dhe rregullave përkatëse, të drejtën e kontrollit e ka edhe Këshilli i Mbikëqyrjes, krijuar në bazë të ligjit “Për vënien në ekzekutim të vendimeve penale”. Mbi bazë kërkese, ankese ose kryesisht, ai ka të drejtë të bëjë të gjitha verifikimet e nevojshme dhe, mbi bazën e tyre, të kërkojë marrjen e masave nga drejtoria e institucionit, t’i rekomandojë prokurorit ushtrimin e kompetencave ose t’i paraqesë kërkesa drejtpërdrejt gjykatës kompetente. Kjo pjesë e mësipërme nuk përfshihet dhe është shfuqizuar në projektligjin e ri. Kur kërkesa e prokurorit nuk merret në konsideratë dhe në të gjitha rastet kur rivendosja e ligjit, rregullit apo e së drejtës të shkelur është kompetencë e gjykatës sipas kësaj ligje ose organeve të tjera kompetente, çështja u paraqitet atyre për shqyrtim, por tashmë e drejta për t’iu drejtuar gjykatës nuk do të jetë në dorën e prokurorëve. Projektligji nuk njeh edhe të drejtën që për konstatimet dhe për parregullsitë apo pengesat në drejtim të kompetencës së tij të mbikëqyrjes, prokurori paraqet kërkesë te drejtori i institucionit për rivendosjen e menjëhershme të ligjit apo rregullit të shkelur, për realizimin e të drejtës së të dënuarit, si dhe nisjen e procedimit disiplinor, administrativ apo të zhdëmtimit ndaj shkaktarëve, përveç kur është vendi për procedim penal.   Format e mbikëqyrjes së prokurorit    Mbikëqyrja realizohet nëpërmjet:  1. Marrjes dhe evidentimit të njoftimit për ekzekutimin e vendimit me burgim nga administrata e institucionit;  2. Pranimit të ankesave dhe kërkesave nga të dënuarit, me shkrim ose drejtpërdrejt;  3. Marrjes së informacionit, ankesave dhe kërkesave të të dënuarve, kërkesave të Këshillit të Mbikëqyrjes ose nga persona që kanë statusin e vizitorit, sipas nenit 41 të këtij ligji ose të organeve shtetërore apo organizatave joqeveritare, të cilat kanë kontrolluar apo vizituar institucionin sipas kompetencës që u njeh ligji ose me autorizim, si dhe nga avokati i të dënuarit;  4. Kërkimit të informacioneve nga administrata e institucionit;  5. Verifikimit mbi dokumente, në objekte, pajisje dhe mjedise brenda dhe jashtë institucionit, që kanë lidhje me të dënuarit. Kur është vendi, bëhen verifikime edhe në vetë personin e dënuar ose punonjësve të institucionit.  Për realizimin e mbikëqyrjes prokurori mund të marrë edhe specialistë të fushave përkatëse.     Shpërblimi i vetëm, lejet 7-ditore për të shkuar në familje Shpërblimi i vetëm që mund të përfitojë një i burgosur është një leje për të shkuar pranë familjes në raste të veçanta dhe jo më shumë se 7 ditë. Të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t’u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit. Për të dënuarit e mitur, kohëzgjatja e lejeve shpërblyese nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë, për çdo rast të dhënies së saj dhe në total nuk mund të jetë më shumë se 45 ditë në vit. Drejtori i institucionit mund t’u japë të dënuarve dhe të paraburgosurve leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor apo të ngjarjeve të rëndësishme familjare si vdekje, lindje apo martesa. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë mund të jepet deri në 7 ditë dhe, me kërkesë të të dënuarit, mund të zgjatet për aq kohë sa e diktojnë rrethanat. Në çdo rast, kohëzgjatja e lejes së veçantë nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë. Në rast se dhënia e lejes refuzohet nga drejtori i institucionit, i burgosuri mund të ankohet në gjykatë, e cila vendos për kërkesën për dhënien e lejes. Dhënia e lejes së veçantë i komunikohet menjëherë strukturave të policisë së shtetit, ku do të qëndrojë i dënuari.  Paradoksi, nënat e dënuara nuk kanë favorizim Projektligji i ri ka shfuqizuar një pjesë të nenit përsa u përket të dënuarve të mitur apo grave nëna. Ligji aktual përcaktonte se për të dënuarit e mitur dhe për gratë që kanë fëmijë të mitur bëhet një program i posaçëm dhe favorizues për lidhjet me familjen. Pikërisht kjo pikë, që përcaktonte edhe këtë program për nënat e dënuara dhe të miturit, është hequr. Projektligji nuk ka njohur specifikisht lehtësira të tjera që ligji duhet t’ia njohë këtyre kategorive të burgosurish. Pjesa tjetër që lidh familjet me të burgosurit ka mbetur e paprekur, si i dënuari mund të informojë menjëherë familjarët për futjen e tij në një institucion ose kur transferohet prej tij. Në rast vdekjeje ose sëmundjeje të rëndë fizike ose psikike të një të dënuari, duhet të njoftohen menjëherë familjarët. Institucioni njofton menjëherë të dënuarin kur vihet në dijeni për vdekjen e të afërmëve të tij. Për të dënuarit e sëmurë rëndë ose me shqetësime psikike, njoftimi bëhet vetëm me pëlqimin e mjekut. Vizitat në burg, në dorën e drejtorit Drejtori i burgut është i vetmi autoritet që mund të firmosë një autorizim që mund të lejojë çdo qytetar të takojë të burgosur. Për një zbatim praktik janë thjeshtësuar procedurat e vizitave në burg. Një kategori e caktuar njerëzish, si krerët e shtetit, deputetët etj, mund të vizitojnë burgun pa autorizim por familiarët e të burgosurve duhet të ketë autorizimin e drejtorir të burgut për të hyrë brenda. Në rast se drejtori i burgut refuzon dhënien e autorizimit pa ndonjë shkak të ligjshëm, atëhere çdo person ka të drejtë të ankohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për ta ndjekur administrativisht. Në rast se mungon përgjigjja nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, atëhere mund t’i drejtoheni gjykatës.  

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Berisha tërhiqet përballë akademikëve

 Kryeministri Berisha heq dorë nga disa pika të reformës së Akademisë së Shkencave. Akademikët do të trajtohen njësoj financiarisht dhe do të ketë akademikë të përjetshëm, por pa specifikuar kushtet Erald Kapri Berisha tërhiqet përpara akademikëve. Kryeministri Sali Berisha, dje, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, është shprehur se pas disa konsultimeve të bëra lidhur me projektligjin për Akademinë e Shkencave, projekti në fjalë do të ketë modifikime. Kundërshtimi i ashpër i akademikëve, por edhe e faktorit politik të brendshëm, ka bërë që kryeministri të ndryshojë disa pika të reformës. Pika më e rëndësishme, e cila është që mosha mbi 70-vjeçare nuk lejon të jesh në Akademinë e Shkencave, kryeministri e ka zgjidhur duke caktuar se do të ketë akademikë të përjetshëm. Ky titull, sipas Berishës, do të jetë për figura që janë të njohura dhe kanë dhënë për vendin, por nuk ka specifikuar kriteret të cilat do të mundin të japin një titull të tillë. “Shumica e vendeve kanë të përcaktuar moshën si kriter për akademikët, por krahas kësaj, është e domosdoshme që të ketë edhe akademikë të përhershëm. Të tillë do të jenë njerëzit me kontribute të mëdha”, - tha kryeministri. Një tjetër aspekt, ai i trajtimit financiar, kryeministri tha se kush fiton titullin “Akademik”, edhe pse nuk mund të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave, do të mund të trajtohet njësoj financiarisht. “Gjithsesi, dua të qartësoj se askujt nuk i hiqet titulli “Akademik” dhe trajtimi është identik, pa asnjë ndryshim, përsa i përket shpërblimit. Qeveria ka bërë një vendim në muajin prill, në të cilin ajo merr përsipër të shpërblejë përjetësisht titullin “Akademik”, pavarësisht në se ata janë akademikë nderi apo akademikë në funksion, apo të përhershëm”, - tha Berisha.  Analiza Kryeministri nuk analizoi në grupin parlamentar të partisë së tij, arsyen e ndryshimeve të këtyre pikave duke theksuar se ky ishte edhe vullneti i qeverisë që ai drejton. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, kryeministri u ndal në pjesën administrative të Akademisë së Shkencave, duke theksuar në efektivitetin e këtij institucioni shkencor. “Natyrisht, në formën aktuale të organizimit në Akademi do të ketë njerëz me rrogë, si kryetari i Akademisë, sekretari i Përgjithshëm dhe ndonjë funksion që do ta gjykojë vetë Asambleja. Ndërsa të tjerët, pa përjashtim, do të kenë të njëjtin trajtim. Mendoj se ky ligj nuk ka ndonjë komplikim. Ai finalizon reformën në mënyrë përfundimtare dhe me vendosjen e akademikëve të përhershëm u jep zgjidhje edhe problemeve të lindura”, - përfundoi për këtë çështje kryeministri. Prej disa javësh, politika, por edhe bota akademike, ka qenë e përfshirë në një debat në lidhje me funksionimin e ri të Akademisë së Shkencave. MbledhjaKartolina e Vitit të Ri do të jetë një shpërblim për pensionistët dhe rrogëtarët shtetërorë, të cilët do të përfitojnë përkatësisht 5 mijë lekë për çdo pensionist, ndërsa rrogëtarët do të trajtohen me pagë të trembëdhjetë. “Kjo shumë shkon rreth 30 milionë dollarë. Por pavarësisht kësaj, ky vendim ka në vëmendje dy gjëra: e para, festat e fundvitit  nuk mund të bëheshin pa një shpërblim për ta. E dyta, në këtë mënyrë iu dha përgjigjja më e merituar inflacionit. Kjo gjë mbi-indekson pensionet dhe me këtë shpërblim tejkalohet qartësisht niveli i inflacionit. Ky është një lehtësim shumë i madh për ne. Këtë vendim qeveria do ta sjellë si dekret tek ju dhe shpresojmë që të miratohet sa më shpejt. Do të operohet me dekret për faktin se ai duhet të hyjë menjëherë në fuqi, para votimit, në mënyrë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore të ndërmarrë të gjitha masat për dhënien sa më shpejt të kësaj shume”, - tha Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Kryeministri kërkoi në fundin e mbledhjes edhe miratimin sa më të shpejtë të ligjit për ushqimin dhe shpejtimin e punës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.  Të hënën, Bashës qytetar i thjeshtë, pritet t’i hiqet imuniteti Ditën e hënë Kuvendi pritet të miratojë raportin e përgatitur nga Këshilli i Rregullores së Mandateve për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Kryetarja e këtij Këshilli dhe e Parlamentit, Jozefina Topalli, u shpreh e gatshme në emër të maxhorancës që ky raport të votohet, duke bërë që ministri Basha të mos ketë imunitetin e deputetit, por të gëzojë privilegjet e një njeriu të thjeshtë. “Ndërkohë, ne kemi një çështje në dorë, të cilën kurrsesi nuk mund ta lëmë të kalojë në sesionin tjetër. Po kështu, kemi marrë një vendim dhe kemi shprehur një vullnet që brenda këtij sesioni duhet hequr imuniteti i z. Basha, ndaj unë ju paraqes sot një draft-raport për të cilin ju duhet të jepni mendimet tuaja”, - tha Topalli. Kryetarja e Këshillit të Mandateve shtoi se ky draft, për deputetin Basha duhet të paraqitet sa më shpejt në Kuvend, në mënyrë që ditën e hënë të finalizohet votimi. “Një bazë mbi të cilën mund të punojnë ose jo të dyja palët, por që deri të mërkurën raporti përfundimtar duhet të depozitohet, në mënyrë që Këshilli ta miratojë të enjten. Ai do të votohet në seancë plenare. Në rast se nuk ndiqet kjo procedurë, kërkesa për heqje imuniteti kalon në sesionin tjetër dhe rregullorja nuk të jep mundësi të ecësh përpara. Unë kërkoj nga ju që raportin ta keni dorëzuar të mërkurën, me qëllim që të hënën në  Kuvend të bëhet votimi”, - tha kryetarja Topalli. Opozita ka kërkuar që kjo çështje të ndiqet seriozisht dhe që Prokuroria të ketë të njëjtin ritëm pune që pati nisur ish-kryeprokurori Sollaku, duke kërkuar që prokurorët e kësaj çështjeje të mos ndërrohen. “Vlerësojmë vullnetin e qartë të shprehur nga znj. Topalli për heqje imuniteti. Është një vullnet që duhet përshëndetur, por prokurorja e Përgjithshme të mos ndryshojë prokurorët që e kanë hapur këtë çështje dhe vullneti i organit të akuzës të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse një nga stacionet e reja ku kalon rruga Durrës-Kukës është edhe Prokuroria e Përgjithshme”, - u shpreh deputeti socialist Petro Koçi  Rrogëtarët, shpërblim ose pagë të trembëdhjetë Ndryshe nga pensionistët, të cilët do të kenë një shpërblim për festat në masën e 5 mijë lekëshit, rrogëtarët do të trajtohen ndryshe. Institucioni përkatës do të marrë vendimin sipas buxhetit të tij, në rast se do të ketë pagë të trembëdhjetë ose një shpërblim jo më të madh se 10 mijë lekë. Pikërisht do të jetë vetë institucioni shtetëror ai që do të vendosë për masën e dëmshpërblimit dhe jo qeveria. Në varësi të buxhetit, por edhe të rezultateve në punë, do të vendoset edhe masa e dëmshpërblimit. Shumë institucione shtetërore kanë statusin e të pavarurit dhe vendos vetë për shpërndarjen e fondeve. Këtë fakt e konfirmoi edhe kryeministri Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. “Ndërkohë, shpërblimi i punonjësve të administratës është i përcaktuar në fondin e pagave dhe ajo shpërndahet nga të gjitha institucionet, sipas përcaktimit që ka”, - tha Berisha.    PDK-ja festoi 16-vjetorin e krijimit të saj Partia Demokristiane ka festuar 16-vjetorin e krijimit të saj si parti politike, duke qenë nga partitë e para të pluralizmit të Shqipëri. Në një ceremoni të organizuar ditën e djeshme, kryetari i kësaj partie, Nard Ndoka, e cilësoi këtë përvjetor si një vlerë e demokracisë shqiptare, ku në emër të vlerave demokristiane u martirizuar mijëra shqiptarë. “Kjo është dita e rilindjes së vlerave demokristiane, për të cilat u martirizuan qindra e mijëra shqiptarë gjatë viteve të errëta të diktaturës. PDK, e krijuar më 11 dhjetor të vitit 1991, shpejt u shndërrua në një forcë konkurruese të shoqërisë shqiptare, duke marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet lokale e parlamentare. Duke filluar me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 22 marsit 1992, rezultatet e saj kanë pësuar rritje nga viti në vit. Tashmë PDK-ja është ngjitur në kuotat më të larta dhe ka një hartë të fitoreve të saj, duke dhënë kontributin në qeverisjen e vendit”, - tha Ndoka. Në festën e demokristianëve merrnin pjesë kryeministri Berisha, politikanë, gazetarët dhe qytetarë të jetës civile në vend.     

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Zbardhen emërimet në pushtet të anëtarëve te keshillit kombetar te PD

 Pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së janë emëruar në poste dhe funksione të rëndësishme. Për oponentët brenda partisë, mohim punësimi dhe ndërprerje karriere politike 

Shaban Sulçe

 Rikthimi në pushtet i Partisë Demokratike është shpërblyer më së miri nga kryetari i saj Sali Berisha për pjesën më të madhe të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Pothuajse 90% e anëtarëve të këtij Këshilli janë emëruar në postet më të lakmuara të shtetit. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tashmë gjenden në qeveri, parlament, diplomaci, drejtori, pushtet lokal etj., duke e shtrirë pushtetin e kësaj partie në çdo qelizë dhe strukturë shtetërore. Kriteri përzgjedhës për këto emërime, me sa duket, ka qenë një ligj i pashkruar brenda Partisë Demokratike. Sipas këtij “ligji”, apo më saktë mentaliteti, emërimet në funksionet dhe postet drejtuese kanë qenë një e drejtë ekskluzive për ata anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët nuk kanë ngritur krye dhe nuk kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj kryetarit të Partisë, Sali Berisha. Krejt e kundërta ka ndodhur për të pakënaqurit dhe “opozitarët” brenda partisë, të cilët sot, edhe pas dy vjetësh të rikthimit në pushtet të PD-së, e shikojnë veten pa punë dhe larg funksioneve dhe posteve drejtuese. Oponenca të lë pa punëZërat politikë kundër brenda Partisë Demokratike ndaj kryetarit Sali Berisha, u ka kushtuar mjaft rëndë “të pakënaqurve”, jo vetëm sa i përket karrierës politike, por edhe asaj organizative. Më shumë se kushdo tjetër këtë vijon ta provojë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Uran Butka. Në Kuvendin e PD-së të 24-25 prillit të 2005-s, i vetmi zë kundër kandidaturës së Berishës për kryetar të PD-së ishte ai Butkës. Në fjalën e tij Butka kritikoi ashpër politikisht mënyrën sesi drejtohej PD-ja nga Berisha. Akuza kryesore e tij kishte të bënte me injorimin që Berisha u bënte forumeve të partisë, mungesën e analizës, si dhe për përzgjedhjet në mënyrë personale që kreu demokrat bënte për kandidaturat për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme. Por oponenca i ka kushtuar rëndë Butkës. Megjithëse PD-ja ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, Butka vijon edhe pas dy vjetësh të jetë familjarisht i papunë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Omer Stringa, i cili ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim kritik ndaj politikave të qeverisë “Berisha” dhe për këtë i është mohuar emërimi në një post të rëndësishëm, edhe pse rezulton të jetë një profesionist i vërtetë në fushën e tij. Për të vijuar më pas me Mitro Çelën, edhe ai i papunë, ndonëse në profesionin e tij si ekonomist është shumë herë më i mirë se qindra të emëruar nga PD-ja. Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se në PD “kafshimi i gjuhës” shpërblehet me pushtet dhe se “ngritja e kokës” ndëshkohet me ndërprerje të karrierës politike dhe mohim punësimi.

Emërimet

13 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë emëruar dhe afruar në poste ministrore nga kryetari Sali Berisha. 4 prej këtyre anëtarëve, konkretisht Besnik Mustafaj, Ilir Rusmaili, Bujar Leskaj dhe Arenca Trashani rezultojnë të larguar nga detyrat e tyre si ministra, përkatësisht dy të parët kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa Trashani dhe Leskaj janë larguar nga Berisha, pas ristrukturimeve të kabinetit qeveritar. 38 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së (përfshirë kryetarin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli), kanë siguruar mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, duke u shpallur fitues në zonat ku kanë kandiduar. Ndërkohë pas kësaj fitore, 7 prej anëtarëve të këtij Këshilli janë emëruar në funksione zëvendësministrash, ndërsa një numër jo i vogël i tyre mban detyra të larta drejtuese si shefa kabinetesh apo sekretarë të Përgjithshëm në këto ministri. Po kështu, kryeministri Berisha, pas marrjes së kësaj detyre, nuk ka hezituar që të thërrasë si këshilltarë pesë prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Të gjithë në poste drejtuese

Edhe pse në muajt e parë të qeverisjes “Berisha”, u përfol për një lënie pas dore të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD-së, koha vërtetoi të kundërtën. Përveç të pakënaqurve publikë, dhe një numri shumë të vogël anëtarësh për të cilët nuk ka informacion, pjesa tjetër e tyre janë emëruar në poste dhe funksione shuma të rëndësishme të administratës publike. Duke filluar që nga Drejtoria e Gjendjes Civile, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Emergjencave Civile, Drejtorinë e Transportit, Drejtorinë e Policisë Ndërtimore etj.,  në to janë emëruar si drejtues anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Emërimet e këtyre anëtarëve kanë përfshirë edhe fushën e diplomacisë, ndërkohë që vetëm 3 prej këtyre anëtarëve kanë mbajtur funksione partiake. Por gjithashtu një numër jo i vogël i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së kanë preferuar që t’i kushtohen biznesit apo profesioneve të tyre, duke mos kërkuar ftesa për poste qeverisëse.  

Kryeministria

1-Sali Berisha        Kryeministër 

Presidenca

2-Bamir Topi     President (dorëhequr nga postet partiake) 

Parlamenti

3-Jozefina Topalli    Kryetare e Parlamentit 

Ministrat

4-Bujar Nishani       Ministër i Punëve të Brendshme5-Majlinda Bregu      Ministre e Integrimit
6-Genc Ruli      Ministër i Ekonomisë
7-Ilir Rusmali        Ish-Ministër i Drejtësisë8-Jemin Gjana         Ministër i Bujqësisë9-Lulëzim Basha       Ministër i Jashtëm 10-Ridvan Bode        Ministër i Financave11-Sokol Olldashi Ministër i Transporteve12-Ylli Pango         Ministër i Kulturës13-Arenca Trashani    Deputete (Ish-Ministre e Integrimit)14-Aldo Bumçi         Deputet (Ish-Ministër i Drejtësisë) 

Zëvendësministra

15-Ferdinand Poni Zv/ministër i Punëve të Brendshme16-Florian Mima       Zv/ministër i Financave17-Halit Shamata      Zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës18-Gjergj Lezhja      Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë19-Marjeta Zaçe       Zv/Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale20-Suzana Turku       Zv/Ministre e Kulturës21-Genti Strazimiri   Zv/Ministër i Punëve të Brendshme 

Deputetë

22-Fatos Beja         Deputet, zëvendëskryetar i Parlamentit23-Ardian Kollozi Deputet24-Aleksandër Biberaj Deputet25-Astrit Bushati Deputet26-Astrit Patozi      Deputet27-Aurel Bylykbashi   Deputet 28-Blerim Çela        Deputet29-Bujar Leskaj       Deputet, (Ish-Ministër i Kulturës)30-Edmond Spaho       Deputet31-Leonard Demi       Deputet32-Genc Juka     Deputet33-Luan Skuqi         Deputet34-Mevlan Xhindoli    Deputet35-Pal Dajçi     Deputet36-Preç Zogaj         Deputet37-Rexhep Uka         Deputet38-Sali Shehu         Deputet39-Spartak Ngjela Deputet40-Ilir Bano     Deputet 41-Edi Paloka         Deputet, (Ish-Drejtor i ATSH-së)42-Eris Hoxha         Deputet   43-Besnik Mustafaj    Deputet, (Ish-Ministër i Jashtëm) 44-Osman  Metalla Deputet45-Engjëll Carra      Deputet  

Shef kabineti dhe këshilltarë

46-Arben Imami        Shef i Kabinetit të Kryeministrit  47-Albana Vokshi Këshilltare e Kryeministrit48-Fatbardh Kadilli   Këshilltar i Kryeministrit49-Myqerem Tafaj      Këshilltar i Kryeministrit50-Selami Xhepa       Këshilltar i Kryeministrit51-Ylli Asllani       Këshilltar i Kryeministrit52-Hasan Halili       Këshilltar, Ministria e Bujqësisë53-Bardhyl Londo      Këshilltar i Ministrit të Kulturës54-Endira Bushati     Shefe kabineti 

Diplomaci

55-Aleksandër Sallabanda Ambasador SHBA56-Vili Minarolli     Ambasador Greqi57-Kolec Topalli      Zv/ambasador, Vatikan58-Thoma Nini         Konsulli i Shqipërisë në Selanik 

Pushteti lokal

59-Mimosa Asekiu      Ish-Prefekte e Elbasanit60-Roland Bejko       Prefekt, Berat61-Bardh Rica         Kryetar Qarku, Laç62-Lorenc Luka        Kryetar Qarku, Shkodër63-Naim Gazidede      Kryetar Qarku Dibër64-Voltana Ademi      Zv/kryetare Bashkie, Shkodër65-Nermin Basha       Këshilltare në Këshillin Bashkiak Tiranë66-Margarita Qirko    Këshilltare në Bashkinë e Tiranës67-Skënder   Lleshi   Kryetar Bashkie Burrel68-Ardian Turku       Kryetar i këshillit të qarkut, Elbasan69-Artan Haxhi        Kryetar i Këshillit të qarkut, Shkodër      70-Asllan Noka        Kryetar i Këshillit të qarkut, Kukës71-Bardhyl Peka       Kryetar i Bashkisë Krumë72-Hasan Halili       Kryetar i Bashkisë Kukës73-Ylber Vata         Anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës74-Edmond Gjoka       Kryetar i Bashkisë së Sarandës75-Ilir Krosi         Kryetar i Bashkisë, Peshkopi76-Refik Rugia        Kryetar i Bashkisë Kavajë

77-Ligor Pove         Anëtar i Këshillit Bashkiak Fier

78-Luigj Isufi        Kryetar i Bashkisë Laç 79-Milika Jaho        Anëtare e Këshillit Bashkiak Berat  

Poste Drejtuese

80-Armand Teliti      Drejtor i Gjendjes Civile (Ish-zv/ministër)81-Arben Xhiku        Drejtor i Albtransport82-Arben Qiriako Krue i Zyrës së Regjistrimeve të Pasurive 83-Arqile Gorea       Drejtor i Postave të Shqipërisë84-Bislim Ahmetaj Drejtor, Ministria e Bujqësisë85-Doretea Konomi Drejtore, Durrës86-Edmir Kapidani Drejtor, Durrës87-Elsa Meksi         Drejtore, Shërbimet Qeveritare88-Fredi Olli         Drejtor i Emergjencave Civile89-Kujtim Harshova    Drejtor, Ministria e Transporteve90-Liri Dibra         Drejtore Rajonale e Kujdesit Shëndetësor.91-Migena Reçi        Drejtore Rinie, Ministria e Kulturës92-Mujo Buçpapaj      Drejtor i QNK, Piramida93-Seit Dollapi       Shef i Shpërndarjes, KESH94-Omer Stringa       Drejtor Bordi, Albpetrol95-Veli Rada     Zv/ Drejtor, QNK96-Antoneta Malaj     Nëndrejtoreshë e ATSH97-Shaban Memia       Drejtor i ALUIZN-it  98-Flamur Shehu       Drejtor në Ministrinë e Kulturës 99-Pëllumb Berisha    Drejtor i Policisë Ndërtimore Durrës100-Justina Borici    Drejtore në Ministrinë e Bujqësisë 

Administratë

101-Xhovalin Bzheta   Administrata Kuvendore102-Dritan Haznedari  Drejtori i Shpërndarjes së KESH-it, Berat103-Shkëlqim Hoxha    Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Doganave104-Hekuran Hoxholli  Ish-Drejtor i Policisë Ndërtimore

105-Ibsen Elezi       Drejtori i Arsimit në Qarkun e Kukësit

 

Të tjera

106-Abaz Aliko        Anëtar i Entit Rregullator të Energjisë 107-Luan Malltezi Drejtor i Trashëgimisë Kombëtare108-Agron Sharra      Kryetar KRT Vlorë  109-Nestor Tereska    Kreu i shërbimit të neufrologjisë në QSUT

110-Arta Sake         Drejtuese OJQ-je

111-Fahri Balliu      Botues i Gazetës “55”

112-Maksim Cikuli Mjek

Funksione partiake

113-Flamur Noka       Sekretar Organizativ, PD114-Ylli Pirro        Kryetar i PD-së Sarandë115-Zef Gjoka         Kryetar i PD-së Lezhë 

Universitete

116-Valbona Qehaja    Pedagoge në Universitetin e Shkodrës117-Engjëll Hysenbegasi Pedagog    i Shkencave të Natyrës118-Natasha Shehu Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë 

Biznes

119-Agron Musaraj Biznesmen120-Agim Cani         Ish-kryetar bashkie Kamëz, biznesmen  Të papunë121-Aleksandër Meksi  Pension  122-Flutura Hasko Pension123-Uran Butka        I pa punë 124-Mitro Çela        I Papunë 125-Azgan Haklaj      I papunë (Ish-Deputet) 126-Robert  Damo      I papunë (ish-kryetar i bashkisë Korçë)  127-Kadri Gega        I papunë, Ish-kryetar i bashkisë Lushnje128-Gani Hoxha        Ish-Deputet129-Eduart Selami Emigrant në SHBA  Pa informacion 130-Ilda Lubonja      131-Suzana Panariti   132-Teuta Kalemi      133-Niko Duda         134-Gjergj Oroshi  PDK: “Qeveria të hartojë aktet nënligjore kundër dhunës në familje”Grupi Parlamentar i Partisë Demokristiane do t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë që të ndikojë fuqishëm te qeveria për hartimin e akteve nënligjore kundër dhunës në familje. Një gjë e tillë është bërë e ditur dje nga zëdhënësja politike e kësaj partie, Ernestina Halili. Ajo tha se deputetët e PDK-së do të votojnë aktet nënligjore të propozuara nga qeveria, për evitimin e dhunës në familje. “Megjithëse ka një vit që ligji kundër dhunës në familje është miratuar nga Kuvendi, ai deri më tani është i pazbatueshëm pasi mungojnë aktet nënligjore. Në këto rrethana PDK gjykon se me procedurë të përshpejtuar qeveria duhet të sjellë për miratim në Kuvend aktet nënligjore me qëllim që të marrë fund spiralja e dhunës në familje. PDK-ja siguron se deputetët e saj do të votojnë pro jo vetëm ndaj këtyre akteve ligjore, por edhe ndaj çdo nisme ligjore dhe civile e cila synon të frenojë dhe të çrrënjosë përfundimisht psikologjinë e dhunës”, - tha zëdhënësja politike e PD-së, Ernestina Halili.     

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Dështojnë investimet publike, 50% realizimi në terren

  Realizimi i investimeve publike është më i ulët nga sa është paraqitur. Projektet deri në këto momente nuk e kalon gjysmën e realizimeve Erald Kapri Investimet publike, kundrejt deklaratave të Ministrisë së Financave apo të Transporteve, nuk ka kaluar realizimin faktik në terren më shumë se 50 për qind, duke qenë larg programimit qeveritar. Ndonëse deklaratat publike të ministrive flasin për një realizimi midis shifrës prej 90 përqindësh, burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se realizimi i investimeve për qëllime publike si rrugë, shkolla, spitale, ujësjellës etj., nuk kalon gjysmën e planifikimit. Ndërkohë, Ministria e Transporteve, e cila ka pjesën më të madhe të këtyre investimeve, ka deklaruar shifrën e 80 përqindëshit për realizimin e rrugëve, ku është përqendruar pjesa më e madhe e fondeve. Por burime pranë kësaj ministrie pohojnë të kundërtën. Shifrat e financimit për këtë vit ishin planifikuar rreth 69.3 miliardë lekë për investime publike, ose dyfish më shumë se viti 2006. Por ashtu si viti i mëparshëm, shpenzimi i parave ka qenë i pamundur. Ministria e Financave theksoi se kapacitetet janë të këtij niveli dhe nuk mund të realizohen më shumë. Ndonëse kjo ministri nuk ka financuar që nga tetori asnjë projekt, përsëri realizimi i shpenzimeve ka qenë i ulët me programimin. Në krahasimi me vitet e kaluara, investimet reale janë më të larta, por mbledhja e parave në buxhet nuk është shoqëruar me qëllimin e tyre, shpenzimin në terren. Përgjegjësia në lidhje me mungesën e realizimit të investimeve nuk merret drejtpërdrejt nga asnjë ministri. Ministria e Financave shprehet se fondet janë të gatshme, por mungojnë kapacitetet, ndërkohë edhe ministritë e linjës nuk janë impenjuar në lidhje më realizimin e tyre. Shpenzimet e tjera si shpenzimet operative, pagat, pensionet etj., kanë një realizim shumë të mirë, pasi nuk ka punonjës që mund të refuzojë pagën apo shpërblimet apo shërbime të tjera. Investimet në tërësiTotali i shpenzimeve për vitin 2007 parashikohet të jetë afro 298 miliardë lekë, nga të cilat 221 miliardë planifikohet të jenë shpenzime korente. Pjesa tjetër prej 7.2 miliardësh është fondi rezervë i qeverisë dhe kontigjenca. Investimet publike parashikoheshin me një plan prej 69.3 miliardë lekë. Në shpenzimet operative përfshihen 60.8 miliardë lekë, që janë shpenzuar për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës shtetërore të të gjithë niveleve. Në shifra shumë të larta, shteti ka vazhduar subvencionimin e skemave të sigurimeve, për të cilat në vitin 2007 është paraparë një financim prej afërsisht 64 miliardë lekësh. Subvencionimet kanë qenë të shumta. Janë 14 miliardë lekë të tjerë që janë ndarë, përkatësisht 1 miliard për pagesën e papunësisë, 10 miliardë për ndihmën ekonomike, 400 milionë për të përndjekurit, 2 miliardë për skemën e kompensimit të energjisë elektrike dhe 500 milionë të ndara për kompensimin e ish-pronarëve. Afërsisht 12 miliardë lekë të tjerë është vlera e grandit që pushteti qendror që është destinuar për pushtetin lokal. PërqendrimetInvestimet publike për këtë vit kishin një shifër rekord dhe e tillë do të jetë edhe për 2008-n, ku janë planifikuar 104 miliardë lekë investime publike, ose 10 për qind në raport me GDP-në, nga 7 për qind që ishte për 2007-n. Këtë vit filloi edhe rruga Durrës-Kukës, e cila në tërësi që nga muaji gusht merr rreth 20 milionë euro në muaj shpenzime. Financime janë parashikuar për superstradën Gjirokastër-Tepelenë, Dhërmi-Sarandë, Korçë-Qafë-Plloçë, ndërsa mbetet për t’i dhënë rrugë aksit rrugor Levan-Tepelenë. Ndërkohë që pjesë e rëndësishme janë edhe studimet për rrugë të tjera. Ende nuk është bërë i ditur studimi për aksin qendror të Jugut nga kompania gjermane, studim i cili shkurton distancën. Gjatë këtij viti ishte parashikuar financimi i projektit të rrugës së Arbrit, projekti i rrugës Kardhicë-Sarandë etj.    Gjunjëzohen Tatimet, minus 4 milionë dollarë për muajin nëntor   Thellohet mosrealizimi i të ardhurave në buxhet. Mosrealizimi i investimeve publike dhe KESH-i janë shkaqet kryesore të mosrealizimeve Erald Kapri Plani tatimor i muajit nëntor ka një mungesë prej 4 milionë dollarësh në krahasim me atë që ishte planifikuar për t’u derdhur në buxhet. Gjatë muajit nëntor janë mbledhur rreth 11.2 miliardë lekë, ndërkohë që plani ishte 11.6 miliardë lekë. Arsyeja kryesore e këtyre mungesave, sipas ekspertëve, janë mungesat e KESH-it që jep si korporata më e madhe në vend, por edhe mungesa e realizimit të investimeve publike. Sipas ekspertëve, në rast se investimet publike do të realizoheshin, plani tatimor do të dilte me plus, pra do të mblidheshin më shumë të ardhura. Mbledhja e zërave kryesorë ka dështuar kryesisht në taksat kryesore. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose TVSH-ja është mbledhur 3 për qind më pak se planifikimi. Kjo situatë ka vështirësuar punën e tatimeve për shkak se kanë një plan më të lartë se në vitet e kaluara, por që nuk mundin të mbledhin të ardhurat e planifikuara.  Nga ana tjetër, kritikat nuk përjashtojnë edhe punën e administratës tatimore, e cila nuk është në lartësinë e duhur. Situata financiareTë dhëna zyrtare nga Ministria e Financave shprehen për gazetën “Albania” se gjatë periudhës së 11 muajve të parë plani i realizimit të të ardhurave nga sistemi tatimor është në masën e 95 përqindëshit. Kjo gropë në financat publike që ka ardhur nga mosrealizimi i planit, nxjerr në pah problemet në këtë sistem, i cili nuk arrin të përballojë ngarkesat e reja të shtimit të planeve. Periudha njëmbëdhjetëmujore e këtij viti ka pasur si objektiv që të mbledhë 116.3 miliardë lekë, por në fakt janë mbledhur vetëm 11 miliardë. Bilanci zyrtar tregon se asnjë taksë nuk është mbledhur sa parashikimi, duke përjashtuar vetëm tatimin mbi të ardhurat personale, e cila ka ardhur si rezultat i taksës së sheshtë. Në tërësi mungojnë rreth 70 milionë dollarë në buxhetin e shtetit, të cilat ishin planifikuar, por që nuk u arritën të mblidhen. Taksa e të Ardhurave Personale është realizuar me sukses, por kjo jo si shkak i miradministrimit, por si rezultat i Taksës së Sheshtë që preku edhe këtë taksë që nga korriku. Pagat e ulëta dhe të mesme paguajnë më shumë se më parë, duke sjellë ndjeshëm para në buxhet. Nga ana tjetër, pagat e larta kanë një tatim më të pakët. Taksat më të rëndësishme dhe me peshën më të madhe në mosrealizimin e të ardhurave janë tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale, të cilat së bashku zënë më pak se gjysmën e mosrealizimit total për dhjetë muaj. Pjesën tjetër thuajse e zë mosrealizimi në mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. VështirësitëDrejtoritë Rajonale të Tatimeve kanë dhënë alarmin dhe protestën e tyre mbi planet tatimore. Shumë prej tyre kanë kundërshtuar ashpër planet e miratuara nga Ministria e Financave, pasi sipas tyre, ato janë fiktive dhe nuk mund të plotësohen me punën e tyre. Drejtorë tatimesh në rrethe shprehen se u janë caktuar kuota TVSH-je mbi kapacitetin që ka rrethi në fjalë, po kështu edhe me taksa të tjera. Kanë shfaqur rezervat e tyre edhe vartësit, por që zëri nuk u është dëgjuar. Sipas vetë parashikimit të të ardhurave për muajin nëntor, del se rrethet janë në vështirësi dhe nuk plotësojë detyrimin që kanë ndaj planit tatimor. Ministri i Financave, Ridvan Bode, është shprehur se nuk do të kursejë shkurtimet nga Drejtoritë, të cilat nuk kanë realizuar punën që duhet. Sipas një vëzhgimi të bërë nga vetë Financat, duket se duhet të pushohen nga puna më shumë se tre të katërtat e drejtorëve të rretheve. Drejtoria më e rëndësishme, Tirana, e cila ka afërsisht gjysmën e kontributit për të dhënë në rang republike, është shprehur qartë se nuk ka mundur të realizojë detyrimet e saj si drejtori. Situata në vijim në financat publike parashikohet jo optimiste. Ministria e Financave ka parashikuar që për vitin në vijim do të mblidhen akoma më shumë para, çka do të thotë se deficiti do të rritet më tej. Sipas planit të qeverisë në buxhetin afatmesëm deri në vitin 2010 parashikohet që të ardhurat të rriten ndjeshëm, duke u nisur nga miradministrimi. Në fat, do të merren edhe masa të tjera drastike, kryesisht në luftën kundër informalitetit. Totali i të ardhurave të buxhetin parashikohen të arrijnë më shumë se 27 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të ardhurat tatimore përbëjnë pjesën kryesore te të ardhurave totale, rreth 94 për qind dhe arrijnë në rreth 26 për qind të PBB në vitin 2010. Të përkthyera në shifra parash, do të thotë që tatimet do të kenë akoma më shumë vështirësi.  Kontributet e sigurimeve shoqërore thellojnë gropën Kontributet e sigurimeve shoqërore rezultojnë se mungojnë rreth 2.3 miliardë lekë në buxhet. Beteja e nisur nga qeveria për luftën ndaj punës së zezë duket se prej kohësh nuk ka dhenë rezultat konkret. Plani kishte parashikuar që të mblidheshin në total për gjithë periudhën 11-mujore rreth 36.6 miliardë lekë, por në fakt në buxhet janë arkëtuar 34.3 miliardë lekë. Të ardhurat nga taksa mbi të ardhurat personale janë rritur si rezultat i taksës së sheshtë, por futja në skemë e punonjësve të rinj nuk ka ndodhur, pavarësisht skemave të ashpra të qeverisë. Pak kohë më parë u miratuan dhe u futën në fuqi disa ligje të rëndësishme si pagat e referencës, përcaktimi për kontributet e sigurimeve shoqërore si dhe futja e urdhrit për kalimin e transaksioneve në rrugë bankare. Në këto kushte, kur prej vitesh nuk realizohet plani për mbledhjen e kontributeve për sigurime shoqërore, edhe institucionet ndërkombëtare kanë reaguar për më shumë përgjegjësi dhe reforma në këtë fushë. Banka Botërore ka bërë të ditur se sistemi i sigurimeve shoqërore duhet të reformohet. Nga ana tjetër, edhe pse në këto kushte nuk është realizuar plani, qeveria me taksën e sheshtë do të ulë kontributin me 3 herë. Kjo gjë shihet nga shumë ekonomistë si rrezik për sistemin. Gjithsesi, nga 1 janari kontributi për sigurimet shoqërore do të kushtojë 10 për qind nga 29 për qind që është sot. 

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Banka Botërore, parashikime të erreta per biznesin

 Raporti i Bankës Botërore parashikon se situata për vitin e ardhshëm për ambientin lidhur me regjistrimin e një biznesi nuk parashikohet të përmirësohet. Mbyllja e një biznesi në Shqipëri konsiderohet ende si më i vështiri Erald KapriHapja e një biznesi të ri në Shqipëri përsëri ka vështirësi të shumta, të cilat rëndojë mbi sipërmarrësit e rinj që duan të investojnë, apo për investitorët e huaj. Praktikisht duhet një mal me para dhe 26 ditë kohë që të hapësh një biznes të ri. Banka Botërore, nëpërmjet projektit të saj “Të bërit biznes”, shprehet se Shqipëria, gjatë vitit 2008, nuk pritet që ta përmirësojë situatën në këtë çështje. Indikatorët në rastin konkret parashikohen që nuk do të lëvizin, duke lënë të nënkuptuar që situata në ambientin ekonomik në lidhje me biznesin do të jetë e njëjtë me vitin 2007. Ambienti ekonomik vlerësohet si i mirë me anë të indikatorëve në fushën dhe aktivitetin e biznesit, pra në uljen e procedurave dhe korrupsionit në administratë, por një gjë e tillë pritet të jetë edhe problemi i vitit të ardhshëm. Tashmë është përcaktuar se procedura e zgjatur dhe korrupsioni janë dy problemet kryesore që kanë ndikuar dhe po ndikojnë në ambientin ekonomik të Shqipërisë. Vendi ynë radhitet i 136-ti në listën me 178 vende të botës përsa i përket mënyrës dhe rrugëve të lira për të bërë biznes. Përsa u përket procedurave për hapjen e një biznesi të ri, do t’ia kalojmë vetëm një vendi gjatë vitit 2008, duke qenë në vendin e 123-të, nga vendi 124 që jemi këtë vit. Shqipëria zë vendin e fundit përsa i përket mbylljes së një biznesi dhe vështirësitë e një falimentimi. Të mbyllësh një biznes në Shqipëri mbytesh me borxhe, duke bërë që shumë biznese thjesht nuk shpallin falimentin për këtë çështje, por, nga ana tjetër, “mbysin” ekonominë. Një situatë e tillë është pranuar edhe nga autoritetet shqiptare, të cilat janë shprehur se gjysma e bizneseve shqiptare janë të mbytura në borxhe.Të bësh biznesTë bësh biznes në vendin tonë është vërtet një procedurë e lodhshme, ku duhet të harxhosh kohë, por edhe shuma të konsiderueshme parash. Duhen 51 mijë lekë të rinj minimalisht dhe vetëm për punën procedurale, pa llogaritur “zarfet poshtë derës”, si dhe 36 ditë kohë që biznesi yt të rreshtohet në tregun e lirë. Raporti i Bankës Botërore ka analizuar të gjithë këtë proces, pra ka matur kohën dhe çdo shumë lekësh që i duhen një subjekti për t’u bërë biznes. Dita e parë nis me emrin identik të kompanisë, e cila të ha një ditë kohë për shkak se emri duhet unik dhe jo i ngjashëm. Të njëjtën kohë të ha edhe kalimi i kapitalit të nevojshmë në bankë. Noterizimi i dokumentacionit do të njëjtën kohë, një ditë pranë një noteri. Vështirësia më e madhe është në faktin e regjistrimit të subjektit në gjykatë, pasi, sipas specialistëve të Bankës Botërore, duhen minimalisht 18 ditë që të marrësh vendimin e gjykatës. Një kohë goxha të konsiderueshme do të hajë edhe regjistrimi pranë organeve tatimore, si dhe marrja e certifikatës tatimore do të kërkojë një kohë totale prej 10 ditësh. Vështirësi do të ketë edhe në disa procedura të tjera, si regjistrimi i biznesit në Inspektoratin e Punës, regjistrimi në një dhomë tregtie për t’u përfaqësuar, pagimi i taksa lokale, regjistrimi në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe hapja e kompanitë. E gjithë kjo procedurë, e cila në pamje të parë paraqitet e thjeshtë, do të hajë minimumi 5 ditë. Regjistrimi në gjykatë Ekspertët e Bankës Botërore, në raportin e tyre cilësojnë se në realitet kërkohet një kohë e gjatë në Gjykatën e Tiranës për të regjistruar biznesin, duke hedhur edhe tezën e korrupsionit në këtë gjykatë. Kështu, sipas ligjit, duhen 8 ditë që të jepet vendimi nga Gjykata e Tiranës për formimin e një biznesi të ri, por ekspertët e Bankës Botërore kanë evidentuar se në realitet nevojitet më shumë. Një problem tjetër është edhe “mali” me dokumente që duhen për të shkuar në gjykatë. Sipas ekspertëve, shumica e tyre fare mirë mund të mos kërkoheshin, por Ligji numër 9751, “Për regjistrimin e kompanive”, kërkon një procedurë të tillë, por kjo situatë duhet të ndryshojë.   Procedura e regjistrimit  

Nr: Procedurat Koha: Kostoja:

 

1 Emri i kompanisë 1 ditë E pandryshueshme

 

2 Depozita e  kapitalit në bankë 1 ditë E pandryshueshme

 

3 Noterizimi i dokumentacionit 1 ditë Lek 10 500

 

4 Regjistrimi i dokumentacionit në Gjykatën e Tiranës 18 ditë Lek 1 500

 

5 Regjistrimi në organet fiskale për certifikatën fiskale 10 ditë E pandryshueshme

 

6 Regjistrimi i biznesit në Inspektoratin e punës 1 ditë E pandryshueshme

 

7 Regjistrimi në një dhomë tregtie për tu përfaqësuar 1 ditë Lek 20 000

 

8 Pagimi i taksave lokale 1 ditë Lek 25 000

 

9 Regjistrimi në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore 1 ditë E pandryshueshme

 

10 Hapja e kompanisë 1 ditë Lek (3,000 - 5,000)

 

11 Totali 36 ditë Lek  51 000

  Premtimi për regjistrimin e biznesit brenda ditës Qeveria ka filluar realizimin e një reforme, e cila u quajt si Reforma Rregullatore, me qëllimin uljen e barrës administrative për biznesin dhe sektorin privat në përgjithësi. Ekzistonte një premtim se me hapjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit, një subjekt do të regjistrohej në një ditë, por një gjë e tillë deri në këto momente nuk ka funksionuar. Ndonëse Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka disa muaj që funksionon, mbajtja e premtimit ka qenë e pamundur për qeverinë me reformën e saj. Në periudhën afatgjatë synohej përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe eficencës gjatë ofrimit të këtij shërbimi si dhe reduktimi i korrupsionit gjatë regjistrimit të biznesit. Kjo do të arrihet nëpërmjet krijimit të një modeli tërësisht të ri, i cili do të realizojë regjistrimin e biznesit në një herë të vetme. Qendra Kombëtare e Biznesit do të shërbejë si one-stop-shop për regjistrimin e biznesit, por që ende nuk po jep rezultatin e duhur. Këto masa do të çojnë në reduktimin e ditëve të regjistrimit nga 47 ditë në 1 ditë, reduktimin e përqindjes së biznesit që paguan ryshfet gjatë regjistrimit dhe ofrimin e shërbimit on-line. Në përputhje me Planin e Veprimit për Reformën Rregullatore, në sistemin e licencimit puna do të kryhet në dy faza: rishikimin tërësor të sistemit të licencimit për reduktimin e pengesave administrative ekzistuese, dhe rishikimin e detajuar të kuadrit ligjor për çdo sektor duke për caktuar statusin aktual në lidhje me përputhshmërinë e tij me “Acquis communautaire” si dhe përcaktimin e masave për harmonizimin e tyre. Deri tani kjo reformë nuk ka funksionuar.    “Heritage Foundation”, prona dhe korrupsioni mbajnë peng Shqipërinë Indeksi i lirisë ekonomike, publikuar në Uashington nga gazeta “Wall Street” dhe nga organizata amerikane “Heritage Foundation” saktëson se Shqipëria ka një liri ekonomike prej 61.4 për qind. Niveli i lirisë në ekonomi është rritur me 0.6 për qind gjatë vitit 2007 dhe duke u nisur nga këto detaje, jeta në Shqipëri, cilësohet nga raporti, është nën nivelin mesatar. Në përgjithësi, niveli në Shqipëri është pak i ngjashëm me vendet e tjera të Ballkanit, si Kroacia dhe Maqedonia, por përsëri mbetet shumë mbrapa me vende si Greqia, e cila është pjesë e Bashkimit Europian. Liria fiskale, liria nga qeveria, liria monetare janë të larta, por pikët Shqipërisë i redukton performanca e dobët në të drejtat e pronës dhe liria nga korrupsioni. Ky raport është prezantuar para përfaqësisë më të rëndësishme të biznesit në botë, atë të Wall Street, të përfaqësuar nga të gjitha vendet e botës. Shqipëria është rreshtuar në vendin e 30-të në listën e 41 vendeve europiane dhe e 66-ta nga 161 vende të botës në vitin 2007. Duke iu referuar indeksit të publikuar, ekonomia e Shqipërisë është në zhvillim. Duket se problemet parësore që ndikojnë keq për Shqipërinë janë çështja e pronës dhe korrupsioni. Problemi i pronës në Shqipëri ka mbetur i pazgjidhur për shkak të ndërhyrjeve të politikanëve dhe të problemit ligjor, përmendet në raport. Shqipërisë i janë rritur pikët të shtatë vitet e fundit, por kjo rritje gjatë viteve ka qenë e vogël në krahasim me shumë vende. Shqipëria në përgjithësi ka taksa të ulëta dhe duket se rezultatet e luftës kundër korrupsionit do të japin pikët e dëshiruara për Shqipërinë. Rezultati i këtij raporti e rendit Shqipërisë në vendin e 66-të nga 161 vende të ekzaminuara nga raporti i Heritage Foundation. Pavarësisht se Shqipëria në vitet e fundit po ecën para, përsëri liria për të investuar një investitor i huaj mbetet e pakët. Raporti i Heritage Foundation ka si synim këtë gjë, që të tregojë se sa e lirë është një ekonomi për të investuar. Ky është edhe përfundimi i raportit të kësaj organizate me qender në Wall Street.  

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Ish-pronarët, brenda 2008-s përcaktohet fondi fizik

 Drejtori i AKKP-së, Maho, tha se pritet që brenda vitit tjetër do të krijohet fondi i tokave të lira juridike, ku do të përfshihen tokat e lira dhe tokat e ndara abuzivisht me Ligjin 7501  Erald Kapri  Fondi fizik i tokave për të kompensuar ish-pronarët pritet që të jetë gati brenda vitit të ardhshëm. Drejtori i Agjencisë së Pronave, Besnik Maho, bëri të ditur se me punën e nisur pritet që të finalizohet fondi fizik. Maho bëri të ditur se ky fond nuk ka të bëjë me gjendje fizike të pronave të paluajtshme, por me gjendjen juridike që kanë ato, që në fund të fundit ky është edhe interesi i ish-pronarëve dhe Agjencisë. Sipas tij, në bazë të pronave që do të ndodhen në inventar, do të planifikohet edhe kompensimi i pronarëve. Aktualisht Agjencia e Pronave ka nisur bashkëpunimin me ministritë e linjës, të cilat po fillojnë të dorëzojnë informacionet përkatëse. Pavarësisht se mendohen shifra të caktuara si fond për tokën, pritet që inventarizimi i këtyre pasurive t’u japë fund edhe dyshimeve në rast se ekziston mundësia fizike apo jo për ish-pronarët. Drejtori Besnik Maho u shpreh se në listën e tokave të lira juridikisht pritet që shtohen edhe tokat e lira të përcaktuar me ligj, por edhe pronat të cilat janë ndarë në mënyrë abuzive sipas Ligjit “Për tokën” 7501. Maho bëri të ditur se nuk kanë për t’u prekur vendimet sipas Ligjit 7501, por vetëm në rastet kur evidentohet se ka pasur abuzime, atëherë do të ndërhyhet dhe kjo pronë e përfituar padrejtësisht do të kalojë në fondin për kompensimin e ish-pronarëve. Procedura Institucionet duhet të paraqesin në AKKP listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në administrim apo pronësi të tyre, të shoqëruar me dosjen e pronës përkatëse. Dokumentacioni përkatës është miratuar me vendim të qeverisë dhe përmban të gjitha detajet për inventarin. Menjëherë pas marrjes në dorëzim të dosjeve, Agjencia e Pronave shqyrton dokumentacionin e dosjes së pronës të paraqitur nga institucionet. Shqyrtimi ka të bëjë nëse pronësia mbi këto pasuri u është njohur, kthyer apo kompensuar më parë subjekteve të shpronësuara. Nga ana tjetër shqyrton kërkesa apo ankesa për njohje të pronësisë për pronat, të cilat bëjnë pjesë në listën e pasurive, që do të shërbejnë si fond për kompensim fizik. Vendimi përfundimtar ka të bëjë me hedhjen në hartë të pronave të paraqitura. Në rast se për pronat, brenda fondit për kompensim fizik, evidentohen pretendime nga subjektet e shpronësuara, atëherë deri në nxjerrjen e vendimit për këto pretendime, pasuria në fjalë do të përjashtohet nga lista e fondit të pasurive të paluajtshme, që do të shërbejnë për kompensim fizik. Tokat Lista e tokave do të duhet edhe pak kohë që të merret vesh në rast se ato janë juridikisht të lira. Bëhet fjalë për një sasi totale prej 26 mijë hektarësh, të gatshëm për ish-pronarët, por ende nuk ka një konfirmim. Edhe vetë Agjencia e Pronave është në pritje të inventarit duke mos dashur t’i komentojë këto shifra. Një problem që paraqitet është se tokat në fjalë nuk janë cilësore dhe nuk do të mjaftojë për kompensimin e ish-pronarëve. Rreth 16 944 hektarë ose 67 për qind e tokave të pandara të cilat janë përcaktuar për ish-pronarët, ndodhen në zona malore. Tokat e pandara, që konsiderohen cilësore sepse kanë një sipërfaqe më të madhe se 10 ha, janë rreth 25 325 hektarë të shpërndara në 32 rrethe të vendit. Këto toka që konsiderohen si masive ndodhen në 161 komuna dhe bashki dhe në 571 fshatra. Kjo sasi toke zë 1\4 e të gjithë fondit të tokave të pandara të cilat kanë një sipërfaqe prej 111 213 ha. Duket se rrethet e Sarandës, Delvinës dhe Lezhës nuk kanë tokë të pandarë. Boniteti i tokave është i ulët në rang vendi.  Anulimi i Ligjit 7501 nuk prek vendimet e kaluara Anulimi i Ligjit 7501 “Për tokën” nuk do të preke vendimet e mëparshme të këtij ligj. Me pak fjalë, mbas datës 1 dhjetor nuk do të ndahet më asnjë pëllëmbë tokë në bazë të këtij ligji por vendimet e mëparshme të këtij ligji do të preken për asnjë qëllim vetëm në rast se evidentohet se është ndatë tokë në mënyrë abuzive. Pavarësisht se flitet me përafërsi se janë ndarë 563 mijë hektarë tokë bujqësore sipas Ligjit 7051, ende nuk dihet se saktësi se sa tokë është ndarë në bazë të këtij ligji. Sipas relacionit të amendamentit të deputetit republikan Arian Madhi, të paraqitur në Parlament dhe që pritet të miratohet të hënën, shprehet se Ligji 7501, i cili u miratua në ditët e para të pluralizmit, i ka dhënë efektet e veta juridike pasi procesi i ndarjes së sipërfaqeve për subjektet e përcaktuara në ligj ka përfunduar duke bërë që ky ligj të realizojë objektivin e tij. Të dhënat paraprake flasin për një sasi toke e cila kap shifrën e 563 mijë hektarësh, që është ndarë sipas Ligjit 7501, ndërkohë që e pandarë ose në pronësi të shtetit mbeten rreth 137 mijë hektarë.  Fondi financiar me paratë e legalizimeve  Fondi fizik për kompensimin e ish-pronarëve do të përbëhet nga tokat e lira juridike, por pjesa që do të mbetet do të jetë kompensim financiar që do të merret nga paratë e legalizimeve dhe buxheti i shtetit. Procesi i legalizimit do të mbledhë edhe një shumë të caktuara parash, të cilat do të ndahen për ish-pronarët, që toka e tyre është zënë për ndërtime informale. ALUIZNI ka saktësuar vlerat që do të paguajnë pronarët e banesave informale në procesin e legalizimit. Drafti ka kaluar në Këshillin e Ministrave, i cili miratoi tarifat e reja për mbledhjen, administrimin dhe përdorimin e të ardhurave të përfituara nga ligji për legalizimet. Në bazë të këtij projekti, tarifa e shërbimeve që do të duhet të paguajnë qytetarët e interesuar për legalizimin e objektit të tyre varion nga 1000 deri në 3000 lekë të reja. Gjithsesi, tarifa e saktë e shërbimit që do të duhet të paguajë një qytetar do të përcaktohet nga këshillat bashkiakë apo të komunave. Tarifa e shërbimeve është një vlerë simbolike që paguhet për të gjithë punën e kryer nga administrata e Agjencisë së Legalizimeve për arritjen e legalizimit të objektit të ndërtuar pa leje. Përfitimi i parave nga procesi i legalizimit të zonave informale do të kenë një formulë të re të përcaktuar me vendim të ri të Këshillit të Ministrave.    

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

 Amendamenti: Pronarët në bregdet, me Ligjin 7501, janë të paligjshëm Pozita dhe opozita përplasen në Kuvend për shfuqizimin e Ligjit 7501. Amendimet e republikanit Arjan Madhi shtyhen për votim ditën e hënë, për shkak të mungesës së deputetëve. Opozita kërkon praninë e kryeministrit Berisha  Erald Kapri Debati i ashpër, por edhe mungesat e shumta në sallë, kanë shtyrë për ditën e hënë miratimin e projektligjit për anulimin e fuqisë ekzekutive të Ligjit 7501 “Për tokën”. Këto amendime të rëndësishme janë shpërfillur nga ministrat, të cilët munguan në sallën e Kuvendit, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk ka të drejtë vote. Opozita ka kërkuar që qeveria të shikojë me vëmendje çështjen e pronave. Deputeti republikan Arjan Madhi, njëkohësisht edhe propozuesi i këtij ndryshimi, u shpreh se anulimi i Ligjit 7501 do të mbyllte konfliktet e mëdha që kanë kapur shoqërinë shqiptare. Kjo pikë është mbështetur edhe nga Partia Demokratike, e cila, nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentar, Astrit Patozi, u shpreh se anulimi i këtij ligji do të shërbejë për mbylljen e abuzimeve që po u bëhen pronave. Partia Socialiste ka kundërshtuar amendimin e deputetit Madhi, duke u shprehur se nuk bëhet e qartë se cili do të jetë misioni i anulimit të këtij ligji dhe se nuk garantohet se do të dalin në pah abuzimet me pronën. Nënkryetari i Grupit të PS-së, Erion Braçe, u shpreh se në të kundërt, anulimi i këtij ligji do t’u hapë rrugën abuzimeve me pronën.ProjektligjiProjektligji i deputetit Madhi koncepton se Ligji 7501, i cili u miratua në ditët e para të pluralizmit, i ka dhënë efektet e veta juridike, pasi procesi i ndarjes së sipërfaqeve për subjektet e përcaktuara në ligj ka përfunduar, duke bërë që ky ligj të realizojë objektivin e tij. Arjan Madhi bëri të ditur se misioni i tij ka përfunduar dhe tashmë ai po përdoret për abuzime të shumta që po i bëhet pronës. Sipas tij, të dhënat paraprake flasin për një sasi toke e cila kap shifrën 563 mijë hektarë, që është ndarë sipas Ligjit 7501, ndërkohë që e pandarë ose në pronësi të shtetit mbeten rreth 137 mijë hektarë. Njëkohësisht, Madhi, në prezantimin e nismës së tij, vuri në dukje se synohet të shtyhet afati i regjistrimit të pasurive, me qëllim që t’u lihet më shumë kohë pronarëve, duke qenë se është konstatuar që procesi zvarritet për shkak të burokracive. Këtë nismë të republikanit e ka pranuar njëzëri edhe opozita. Axhenda e Kuvendit kishte edhe një projektligj të dytë në lidhje me amendimin e ligjin mbi pronën. Ky amendim i dytë kishte të bënte me ndryshime në kthimin dhe kompensimin e pronave, por që shumë pika nuk gjetëm mbështetje të maxhorancës. Ditën e hënë, ku pritet të ridiskutohen këto amendime, pritet që kryeministri Berisha të japë edhe qëndrimin e tij, pasi edhe opozita ka kërkuar që ai të mbajë një qëndrim dhe, pse jo, një qëndrim të njëjtë me opozitën për këtë çështje. Opozita Opozita ka kërkuar më shumë vëmendje politike për këto amendime të rëndësishme, duke kërkuar prezencën e ministrave të sallë, pasi asnjë prej ministrave të kabinetit nuk ishte prezent, me përjashtim të ministrit të ri të Drejtësisë, Alibeaj, i cili nuk ka të drejtë vote. Projektligji i dytë bënte fjalë për kthimin dhe kompensimin e pronës. Madhi tha se duhet të ndahen trojet e lira për ish-pronarët, që janë 26 mijë hektarë, nga pushteti vendor. Deputeti Madhi është shprehur se në bazë të Ligjit 7501, tokat që janë dhënë në bregdet janë dhënë vetëm për t’u përdorur për një periudhe të caktuar kohe dhe jo për t’u bërë pronë nga këta individë. Sipas tij, nëse një person që ka përfituar tokë në bregdet nëpërmjet Ligjit 7501 e ka përfituar atë në mënyrë të kundërligjshme, ndaj dhe do t’i merret për t’ia dhënë pronarit të vërtetë. Amendimet e Madhit cilësojnë se personat që kanë ndërtuar sipas ligjeve në truallin e të tjerëve, duhet të paguajnë tokën në bazë të çmimeve të tregut.  PS dhe LSI: “Dakord bashkëpunimit për reformën në Drejtësi” Partia Socialiste ndryshon kursin e qëndrimeve të mëparshme dhe në vend të bojkotit jep “Ok” për të bashkëpunuar me maxhorancën për realizimin me sukses të reformës në Drejtësi. Qëndrimi i ri i selisë rozë është bërë publik pas deklaratës së djeshme të deputetit të saj, Fatmir Xhafaj, i cili shprehu gatishmërinë e PS-së për të kontribuar dhe bashkëpunuar për reformën në Drejtësi. “Partia Socialiste gjen rastin të rishprehë edhe një herë gatishmërinë për të kontribuar e bashkëpunuar me të gjitha ata faktorë brenda e jashtë sistemit që kërkojnë reformimin e vërtetë të sistemit të drejtësisë për të garantuar pavarësi dhe përgjegjshmëri, eficensë e transparencë të Gjyqësorit në dhënien e drejtësisë ndaj qytetarëve të këtij vendi”, - u shpreh Xhafaj. Burime nga selia rozë bën të ditur se vendimi për të mos bojkotuar reformën zgjedhore, erdhi si rezultat i prioriteteve të shpallura nga presidenti Bamir Topi në lidhje me këtë sistem. Këto prioritete të shpallura nga Topi kanë qenë pothuajse të njëjta me përmbajtjen e platformës për reformën në Drejtësi, që Partia Socialiste hartoi disa kohë më parë dhe ia u propozoi maxhorancës dhe partive të tjera të opozitës. “Përderisa shqetësimet tona dhe zgjidhjet që ne ofrojmë janë të njëjta me ato që u shpallën nga Presidenti i Republikës për reformën në Drejtësi, nuk kemi përse të mos bashkëpunojmë”, - pohuan burime nga Partia Socialiste. I kontaktuar nga gazeta “Albania”, nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Dritan Prifti konfirmoi vullnetin e kësaj force politike për të bashkëpunuar për çështjet kryesore që janë në interes të vendit. “LSI është një forcë politike, e cila nuk ka si mentalitet dhe strategji bojkotin, por pjesëmarrjen, diskutimin, debatimin dhe ofrimin e alternativave për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më efikase për çështjet delikate dhe kryesore të vendit. Nuk do të kishte kuptim që LSI, të bojkotonte një çështje shumë të rëndësishme, që përbën edhe një nga kërkesat e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar në drejtim të politikës shqiptare”, - u shpreh Prifti. Pavarësisht se dy partitë e mëdha opozitare kanë dhënë “Ok” për të bashkëpunuar për kryerjen me sukses të reformës zgjedhore, ato kanë kërkuar nga maxhoranca një bashkëpunim serioz dhe që të mos fsheh qëllime për uzurpime dhe vënien nën tutelë të sistemit gjyqësor. Në konferencën për shtyp të djeshme, deputeti socialist Xhafaj deklaroi se gatishmëria që ofron opozita nuk duhet të shërbejë si fasadë në këtë reformë: “Opozita nuk mund e nuk do të pranojë të shërbejë as si fasadë dhe as si garniturë për të justifikuar uzurpimin politik të institucioneve të pavarura, apo më keq, të shërbejë si alibi për të shpallur konsensus artificial përballë partnerëve ndërkombëtarë”, - u shpreh ai.  “Ora e Shqipërisë”, krijohet partia më e re shqiptare Quhet “Ora e Shqipërisë”. Kjo është partia më e re në listën e madhe të partive politike shqiptare. Dje, kryetari i saj, Zef Shtejfni, në një konferencë për shtyp, ka shpallur krijimin e partisë më te re shqiptare “Ora e Shqipërisë”. Sipas Shtejfnit kjo parti do të jetë një forcë politike me orientimin e qendrës së djathtë. Ai u shpreh se forca që përfaqëson dhe drejton do të jetë mbështetëse e reformave të qeverisë në këto dy vjet, investimet publike afatgjata, si dhe buxhetin e vitit 2008, si më i mirë i paraqitur ndonjëherë nga ndonjë qeveri në këto 17 vitet e pluralizmit. “Partia ORA do të bashkëpunojë ngushtë me forcat  politike, kryesisht të djathta, për të realizuar sa më mirë shërbimin ndaj qytetarëve të këtij vendi”, - tha Shtejfni.  Meta: “Rinia e sotme do ta ndryshojë politikën shqiptare”Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka marrë pjesë dje në Konventën e Parë Studentore të Lëvizjes Rinore për Integrim, në një takim entuziast dhe me pjesëmarrjen e qindra të rinjve. Duke folur në këtë takim, Meta shprehu keqardhjen për mosrealizimin e ëndrrave dhe aspiratave të të rinjve të viteve ‘90, të cilët përmbysën diktaturën komuniste në Shqipëri. Por kreu i LSI-së shprehu besimin e plotë se tranzicioni i stërzgjatur shqiptar, shumë shpejt do të marrë fund falë përfshirjes, angazhimit dhe kontributit të rinisë së sotme shqiptare në skenën politike. “Më lejoni të hedh vështrimin 17 vite më parë, atëherë kur Shqipëria përpiqej që të ndahej nga një sistem, i cili e kishte mbaruar me kohë rolin e tij, atëherë kur rinia e Shqipërisë, kur studentët e Shqipërisë ishin ata që me guximin, besimin dhe me sinqeritetin e tyre e ndihmuan Shqipërinë të ndahej me një të kaluar që nuk prodhonte më të ardhme dhe të hynte në një rrugë të re, në atë të demokracisë dhe të integrimit europian. Sot 17 vjet më pas edhe pse vendi ka ndryshuar jo pak, përsëri Europa është një ëndërr. Përsëri na ndodh që sa më tepër ne afrohemi, jo rrallë Europa na largohet. Na ndodh që të biem edhe në dëshpërim, edhe në mërzi pasi duket sikur gjërat kanë ngecur dhe kemi hyrë në një rreth vicioz, të cilin nuk e thyejmë dot. Por me këtë rini që shoh këtu, jam i bindur që ky rreth vicioz do të thyhet në radhë të parë nga ju dhe bashkëmoshatarët tuaj”, tha Meta. Kreu i LSI-së inkurajoi të rinjtë e pranishëm, dhe ftoi të gjithë brezin e të rinjve shqiptarë që me angazhimin e tyre të ndryshojnë politikën dhe të realizojnë aspiratat e të gjithë shqiptarëve, për të pasur një Shqipëri europiane. Shaban Sulçe     

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Odiseja e grabitjeve të floririt shqiptar

  Historia e arit shqiptar, që nga arratisja e mbretit Zog, pushtimi gjerman, konfiskimi anglez, ruajtja në malet e Skraparit dhe vjedhja skandaloze në tunelet e Kërrabës  

Shaban Sulçe

 Edhe pse deri diku modest për nga sasia krahasuar me vendet e tjera europiane, thesari i shtetit shqiptar ka qenë vazhdimisht i lakmuar dhe objekt i grabitjeve masakruese në periudha të ndryshme. Floriri i vendit të shqiponjave përmban një historik të denjë për të sfiduar aventurat e legjendës së Indiana Jonesit. Odisetë e gjata, me intriga, pushtues, skandale, arratisje, arrestime, gjyqe kombëtare dhe ndërkombëtare kanë shoqëruar për vite me radhë thesarin shqiptar. Por pavarësisht këtij skenari të larmishëm, ajo që dihet është se thesari shqiptar nuk ka rënë kurrë “rehat” dhe fati i tij ka qenë i hidhur. Ethet e arit kanë bërë që të bjerë pre e vazhdueshme e gllabërimeve të paskrupullta të lakmuesve të ndryshëm. Janë katër momente kulmore, në të cilat janë shënuar grabitjet më të mëdha të thesarit të florinjtë shqiptar. Zbrazjen e parë thesari shqiptar e pësoi gjatë arratisjes së mbretit Zog. Odiseja do të vazhdonte më pas me rrëmbimin e thesarit nga pushtuesit nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa shteti shqiptar priste rikthimin e tij pas luftës, incidenti në Kanalin e Korfuzit i kushtoi bllokimin e floririt nga qeveria angleze. Dhe si të mos mjaftonte kjo, 50 vjet më vonë, në një kohë kur shteti shqiptar ishte shumë më i fuqishëm se në periudhat në fjalë, një grabitje spektakolare në tunelet e Kërrabës i kushtoi thesarit grabitjen e 340 kilogramëve flori. Zbrazja e parë pas arratisjes së ZogutAkti i parë i odisesë së thesarit u shënua në një datë të paharrueshme për popullin shqiptar, pikërisht më 7 Prill 1939. Në këtë datë Shqipëria pushtua ushtarakisht nga Italia e Duçes. Ky pushtim e detyroi mbretin Zog që të niste eksodin shumëvjeçar në vende të ndryshme të botës. Por arratisja e mbretit u shoqërua edhe me një zbrazje të konsiderueshme të thesarit të shtetit, i cili mori me vete rreth 183 kg ar. Një gjë e tillë është vërtetuar edhe në dokumentet e kohës. Sipas dokumenteve zyrtare, ministri i Financave, Kolë Thaçi, ka tërhequr shumën e 448 535 frangave ari, të cilat ishin në llogari të mbretit Zog. Mbreti tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar, që përbënin 183 kilogramë ar. Ky veprim u trumbetua fort nga qeveria komuniste, e cila erdhi në pushtet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila fajësoi mbretin Zog për grabitjen e thesarit të Shqipërisë. Grabitja më e madheGrabitja më e madhe që i është bërë thesarit shqiptar ndodhi pikërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kësaj radhe lakmuesit ishin pushtuesit gjermanë. Pavarësisht humbjes së luftës, ata arritën që të ktheheshin në Gjermani me një sasi të “llahtarshme” floriri, rreth 2500 kilogramë, të cilin e kishin grabitur pas kapitullimit të Italisë pushtuese.  Kjo sasi ari përbëhej nga 198 kallëpe ari, 7 copë shufra, 2 copa ari dhe 22 qese monedha ari. Të gjitha sasitë ishin në flori aliazh dhe flori safi. Sasia e lartpërmendur e arit u bart nga gjermanët në 55 arka të fashuara me çelik, pas kapitullimit të Italisë. Para këtij transferimi ajo ishte depozituar në “Banka d’Italia” të Romës dhe ishte administruar nga gjermanët pa u keqpërdorur. Gjermanët e transferuan këtë thesar drejt Gjermanisë, pasi u tërhoqën nga Italia me destinacion Berlinin, me qëllimin që ai të mos binte në dorë të aleatëve antifashistë. Thesari në duart e anglezëvePas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, thesari shqiptar i grabitur nga pushtuesit gjermanë u konfiskua nga britanikët në kriporen Merkers të Gjermanisë. Por ndërsa shteti shqiptar dhe qeveria komuniste e sapoformuar priste rikthimin e kësaj sasie floriri, incidenti i ndodhur në Korfuz përmbysi të gjitha parashikimet. Pas mbytjes së dy anijeve britanike në këtë incident, Anglia pretendoi dëmshpërblim financiar nga qeveria shqiptare, duke e akuzuar këtë të fundit për vendosjen e bombave që shkaktuan tragjedinë. Dëmshpërblimi u refuzua nga qeveria shqiptare, por pavarësisht edhe seancave të gjata gjyqësore ndërkombëtare, Anglia refuzoi kthimin e sasisë së floririt shtetit shqiptar. Kjo sasi përbëhej nga kartëmonedha shqiptare në apoena prej 5 dhe 10 lekësh, si dhe apoena prej 5, 20, 100 frangash shqiptare, me vlerë të përgjithshme 120 513 902 franga shqiptare. Gjithashtu ajo përbehej nga monedha të farkëtuara të arit të paketuar në 23 thasë të vegjël, me vlerë 435 070 franga shqiptare. 49 shufra të paketuara të arit dhe 29 shufra të paketuara në sëndukë, që sipas vlerësimeve italiane kanë vlerë 7 627 765,90 franga shqiptare. Sasia e pakove në kartëmonedha si dhe e thasëve të vegjël në sëndukë me shufra të arit, është përafërsisht 3 tonë ar dhe 12 tonë kartëmonedha.

Ruajtja e thesarit në malet e Skraparit

Sasia e mbetur pas dy grabitjeve të mëparshme u mirëmenaxhua dhe u ruajt në kushte të rrepta sigurie nga regjimi komunist për 45 vjet me radhë. Thesari i shtetit shqiptar ruhej në malet e Skraparit, nën masa të rrepta sigurie dhe informacioni për të ishte sekret dhe mjaft i kufizuar. Gjatë regjimit komunist, nga drejtuesit e atëhershëm të shtetit ishin kryer disa tërheqje në sasi të vogla shpenzimi, por gjithsesi ishin të dokumentuara dhe përdoreshin për nevojat e shtetit. Pas viteve ‘90, sipas dëshmive të shumta të banorëve të Skraparit, thesari u transferua me kamionë ushtarakë. Destinacioni i tij i ardhshëm do të ishte Kërraba, atje ku edhe pësoi grabitjen e radhës.  Skandali i KërrabësSkandali i radhës që tronditi thesarin shqiptar ishte grabitja e bujshme që ndodhi në vitin 1998 në tunelet e Kërrabës, vend ku ruhej pas transferimit nga Skrapari. Vjedhja e këtij thesari, e cila u zbulua në vitin 2000, arriti në shifrën e 340 kilogramëve flori, dhe çështja pësoi një jehonë të madhe, duke alarmuar të gjitha strukturat e shtetit. Fati i kësaj sasie të konsiderueshme ari ishte me të vërtetë për të ardhur keq, pasi grabitja e tij ishte masive dhe nga persona të ndryshëm. Kjo bëri që të mos identifikoheshin autorët dhe ideatorët e vërtetë të grabitjes së kësaj pasurie të llahtarshme. Të vetmit që e pësuan nga kjo grabitje ishin pesë persona, të cilët u dënuan në total me 21 vjet. Më 7 shkurt të vitit 2001, pas një procesi gati njëvjeçar, Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e pesë të pandehurve, Ahmet Hyka, Enver Hyka, Pëllumb Dalti, Arjan Bishqemi dhe Blerim Haka, nën akuzën e “vjedhjes së thesarit të shtetit” në bashkëpunim. Hetimet e zhvilluara konfirmuan se vjedhja e tunelit ku ruhej thesari ka filluar më 13 mars të vitit 1997 dhe kishte ndodhur për disa muaj me radhë.   Shifra183 kg është sasia e arit që mori me vete mbreti Zog në arratisjen e tij pas pushtimit nga Italia 2500 kg është sasia e arit që pushtuesit gjermanë grabitën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore 340 kg është sasia e arit që u grabit në tunelet e Kërrabës, ku fshihej thesari i shtetit shqiptar në vitin 1998 5 është numri i personave që u dënuan nga gjykata shqiptare për vjedhjen e thesarit në tunelet e Kërrabës 1997 është viti në të cilin, sipas hetimeve, rezultoi që të kishte nisur vjedhja e thesarit në tunelet e Kërrabës

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

Topi: Rama më refuzoi telefonatën për Kryeprokuroren

Për herë të parë, Presidenti i Republikës Bamir Topi zbardh prapaskenat e zgjedhjes së Kryeprokurores Ina Rama. Një gjë të tillë, Topi e ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ka zbuluar rrethanat dhe zhvillimet e vrullshme deri në marrjen e vendimit për të zgjdhur pasuesen e Sollakut, në krye të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Momentet interesante të “rrëfimit” të Topit janë të lidhura me pritjen në zyrën presidenciale të kryeministrit Berisha, por edhe me mënyrën se si kreu i PS-së Edi Rama dhe kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj refuzuan ti përgjigjeshin thirrjeve të tij telefonike për të zgjedhur Kryeprokuroren e re. “Lidhur me atë ç’ka erdhi më mbrapa me zgjedhjen e Kryeprokurores, që ka ardhur pak a shumë në sinkron, pra momenti i shkarkimit i hapi rrugë momentit të dekretimit, kjo sigurisht nuk ka ndodhur në orën pesë të mëngjesit, sikurse është deklaruar nga segmente të caktuara të politikës. Për hir të transparences, kjo ka ndodhur me saktësi në orën 9.15 minuta të mëngjesit të ditës së nesërme, ku unë kam tentuar të komunikoj edhe me përfaqësues të opozitës, po tregohem shumë analitik, sepse është moment shumë i rëndësishëm, kam pritur zotin Berisha në zyrë, kam tentuar të lidhem me kryetarin e opozitës, zotin Rama dhe mbas një komunikimi me sekretaren e tij, më është bërë e ditur që zoti Rama ndodhet për vizitë në Bon të Gjermanisë. Kam tentuar të lidhem me zonjën Leskaj, e cila nuk i është përgjigjur kësaj telefonate, nuk e di për çfarë arsye, sepse marrëdhëniet janë mjaft të mira me kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, është shprehur Presidenti i Republikës. I pyetur nga “Zëri i Amerikës”, për një çështje të cilën e ka akuzuar mjaft shpesh opozita, pra atë të mosmbajtjes së fjalës përpara Solanës për shkarkimin e Sollakut, Topi ka thënë se ka vepruar normalisht. “Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë jashtë normales. Ka qenë një komunikim shumë luajal në konferencën për shtyp me z. Solana në vijim të një pyetje që “e keni shkarkuar z. Sollaku?”. Në atë moment kur kam folur, sigurisht që nuk kisha bërë asnjë veprim lidhur me shkarkimin e z. Sollaku. Kur kam thënë që raporti është në përfundim, kam qenë mëse i drejtëpërdrejtë dhe të bësh një veprim 24 orë mbrapa nuk është shkelje, nuk është një veprim absolutisht kundër atyre që kam deklaruar, sepse e kam kryer 24 orë mbrapa. Do të thotë që në përfundim të raportit të ekspertëve të cilët kanë punuar të pavarur nga njëri-tjetri, pa e njohur njëri-tjetrin, kanë arritur në përfundime kryesisht të vërtetuara në raportin e Komisionit Parlamentar. Gjithashtu Presidenti Topi u shpreh se i kishte qëndruar koherent konsultimeve që kishte zhvilluar me partitë politike, duke e zgjedhur Kryeprokuroren e re, brenda sistemit, ashtu edhe siç kishte deklaruar në këto bisedime.

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »

BSH: “Nuk kemi detyrim për floririn e sekuestruar, fjalën e ka qeveria”

    Banka e Shqipërisë shprehet se nuk ka detyrime të prapambetura ndaj ish-pronarëve për çështjen e floririt. Sipas saj, nga viti 1992 Banka ia ka nisur nga e para dhe është detyrimi i qeverisë të shprehet për floririn  Erald Kapri Banka e Shqipërisë përjashton veten e saj nga përgjegjësia për ndarjen e floririt të konfiskuar gjatë sistemit komunist. Burime zyrtare pranë Autoritetit Qendror Financiar bëjnë të ditur se Banka e Shqipërisë nuk ka trashëguar asnjë detyrim të prapambetur të shtetit shqiptar apo të vetë bankës, që do të thotë se nuk njeh asnjë pretendim nga palët mbi pronësinë e arit që ajo disponon në Thesarin e Shtetit. Titullarët e Bankës së Shqipërisë shprehen se me Ligjin e vitit 1992 “Për funksionimin e Bankës së Shqipërisë”, nuk i ka njohur asaj atribut që të mbajë përsipër barrën e floririt që u është konfiskuar familjeve gjatë sistemet komunist. Reagimi i Shoqatës “Pronësi me drejtësi” për kthimin e arit të grabitur ka ngritur debatin mbi kthimin e metalit të çmuar familjeve që u përkasin. Zgjidhja e kësaj çështjeje duket se do të ketë një debat të ri. Banka e Shqipërisë e zotëron këtë ar së bashku me dokumentacionin përkatës dhe e ruan këtë pjesë në Thesarin e Shtetit, por ajo nuk merr përsipër që ta kthejë këtë flori pa një detyrim ligjor që duhet ta marrë përsipër qeveria. Banka e Shqipërisë pret që qeveria të marrë iniciativën për të nisur procedurat e ligjit dhe vetëm pas miratimit në Parlament, Autoriteti Financiar mund të kthejë arin që u përket familjeve.  Banka Kthimi i sistemit demokratik në vendin tonë në vitin 1992, bëri që edhe Banka e Shqipërisë, krahas ndryshimit të emrit nga Banka e Shtetit Shqiptar në Bankën e Shqipërisë, të ndryshojë edhe detyrimet e saj. Detyrimet e Bankës Qendrore nuk shtrihen vetëm në fushën e rregullimit të sistemit financiar, por që nga ky vit kjo bankë ia nisi punën nga e para. Konkretisht, ekspertët e Bankës së Shqipërisë shprehen se ligji mbi funksionimin e saj të vitit 1992 përcakton të gjitha funksionet, por pa detyrime të trashëguara nga e kaluara nga mëma e saj. Ekspertët shprehen se çdo ndërhyrje e mundshme si çështja e kthimit të floririt të konfiskuar do të bëhet me ligj të veçantë. Kjo gjë nuk parashikohej vetëm në Ligjin e vitit 1992, por edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, ku ishte specifikuar se dy ose tre vite mbas hyrjes së fuqi të Kushtetutës, duhet të miratohej ligji për kthimin e pasurive të luajtshme ose floririt. Moshartimi i këtij ligji ka irrituar pronarët duke kërkuar shpjegime dhe njëkohësisht të kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të respektoje Kushtetutën për të kthyer floririn. Përgjigjja e Bankës së Shqipërisë është e prerë: “Ne nuk kemi detyrime ndaj palëve të treta, kjo është përgjegjësi e qeverisë”. Sipas Ligjit të vitit 1992, i cili është ligji bazë për funksionimin e Bankës së Shqipërisë, pavarësisht ndryshimeve në vite të tij, Banka luan një rol ruajtës të thesarit dhe nuk mund të ndryshojë destinacionin e thesarit. Ligji i ka njohur atribut Bankës Qendrore që të blejë e të shesë ar dhe metale të tjera të çmuara, si dhe gurë të çmuar për llogari të vetë asaj dhe për llogari të të tretëve. Kërkesa“Nuk e kuptojmë se pse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk e kthen floririn kur ai e ka detyrim kushtetues. Inventarin e ka, procesverbalet e sekuestrimeve i ka, të gjitha ekzistojnë, janë të pacenuara në bankë dhe nuk ka asnjë shkak që këto pasuri të luajtshme të mos kthehen”. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së ish-pronarëve, duke shtuar se guvernatori Fullani u ka deklaruar atyre se pret miratimin e ligjit. Përveç pjesës së disponimit të arit dhe dokumentacionit, Banka e Shqipërisë shprehet se roli i saj në këtë mes është vetëm “gardiane” e thesarit dhe jo tjetërsimit të tij.   Ligji i vitit 1992  KAPITULLI III VEPRIMTARITË KRYESORE TË BANKËS Neni 13  Banka e Shqipërisë ka kompetenca dhe mban përgjegjësi në veprimtaritë e mëposhtme: a) Të miratojë e të zbatojë politikën monetare, me qëllim që të plotësojë detyrat e përcaktuara në nenin 3; b) të mbikëqyrë e të rregullojë sistemin bankar të Shqipërisë me qëllim që të sigurojë veprimin dhe zhvillimin e tij; c) të veprojë si emetuesja e vetme e monedhës së vendit në Republikën e Shqipërisë si në kartëmonedhë, ashtu edhe në monedhë metalike; ç) të zbatojë politikën e shtetit për kursin e këmbimit, duke përfshirë licencën, rregullimin dhe kontrollin e veprimeve të këmbimeve me jashtë; d) të veprojë si këshilltare për Këshillin e Ministrave për çështje ekonomike; dh) të skontojë kambiale, çeqe, obligacione dhe instrumente të tjera detyrimesh; e) të blejë e të shesë obligacione dhe letra të garantuara, të emetuara nga institucionet financiare dhe bankare shqiptare e banka të huaja; ë) të blejë e të shesë ar dhe metale të tjera të çmuara, si dhe gurë të çmuar për llogari të vet dhe për llogari të të tretëve; f) të blejë e të shesë mjete ndërkombëtare të pagesave, si valutë e mjete të tjera, të administrojë rezervën ndërkombëtare të shtetit dhe të ndihmojë në zgjidhjen e përshtatshme të veprimeve ndërkombëtare; g) t’u ofrojë kredi institucioneve bankare e financiare; gj) të emetojë letra me vlerë për llogari të shtetit dhe për llogari të vet; h) të veprojë si bankiere me institucionet financiare, qeveritë e huaja dhe agjencitë ndërkombëtare; i) t’i japë paradhënie ose hua monetare shtetit; j) ruan thesarin e shtetit.  Detyrimi për kthimin e floririt të konfiskuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka njohur në nenet e saj pronën dhe detyrimet që ka shteti ndaj saj. Detyrimi Kushtetutës shprehej se brenda dy ose tre viteve duhej të miratohej ligji për kompensimin dhe kthimin e pronës, si asaj të paluajtshme, ashtu edhe asaj të luajtshme. Kushtetuta hyri në fuqi më 28 nëntor të vitit 1998, por ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës së paluajtshme u miratua në vitin 2004, çka theu detyrimin kushtetues. Ndërkohë, një tjetër detyrim që nuk është respektuar ende, edhe pse kanë kaluar 9 vite nga miratimi i Kushtetutës, ligji për kthimin e pasurisë së luajtshme, pra kthimin fizik të floririt dhe të kompensimit financiar të mallit të konfiskuar gjatë viteve të para të komunizmit në bazë të ligjit mbi tatimin e jashtëzakonshëm. Qeveria ka detyrimin kushtetues që ta kthejë dhe ta kompensojë këtë pasuri, e cila, ndonëse në vlera miliarda dollarë, është e mbështetur në ligjin themeltar të shtetit. Fatura e lartë financiare për kthimin e pasurisë së luajtshme të konfiskuar në komunizëm tregon pasurinë e lartë që kishin shqiptarët para 60 viteve, por edhe vështirësitë e shtetit të sotëm, i cili po trashëgon detyrime të larta.  Misteri: A është përdorur floriri nga Banka e Shqipërisë? Ligji i vitit 1992 i njeh atribut Bankës së Shqipërisë që të blejë e të shesë ar dhe metale të tjera të çmuara, si dhe gurë të çmuar për llogari të vet dhe për llogari të të tretëve. Njëkohësisht, roli i saj është edhe ruajtja e thesarit të shtetit. Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është 2 miliardë dollarë, ku një pjesë e saj është ar. Nuk bëhet e ditur se në çfarë përqindje e kësaj rezerve është flori dhe metale të çmuara, pasi konsiderohet sekret bankar i rëndësishëm dhe ruhet me ligj fshehtësia e saj. Misteri në këtë rast lind me faktin se a e ka të disponueshëm Banka e Shqipërisë arin e mjaftueshëm për të kompensuar sasinë e pretenduar për ish-pronarët. Bëhet fjalë për një sasi prej 273 tonësh flori të konfiskuar, që shteti shqiptar u detyrohet ish-pronarëve. Kjo sasi ari ka një vlerë që sot arrin në masën e miliardave dollarëve. Natyrshëm lind pyetja se a e disponon Banka e Shqipërisë këtë ar, sa është përdorur ari gjatë viteve dhe sa ka në Thesarin e Shtetit. Njëkohësisht lind pyetja se sa do të dëmtohet shteti nga heqja e thesarit të vet të një sasie të tillë ari. Ka një detyrim kushtetues që kjo pasuri duhet të kthehet, por që ende nuk është zbatuar.    

Publikuar në Pa kategori |më 26 Shkurt 2008 |0 Komente »