Përplasja e qytetërimeve
Nga Samuel P. Huntington, ky është artikulli shumë i përfolur që hedh tezën se konfliktet botërore pas rënies së murit të Berlinit do të përcaktohen nga dallimet social-kulturore.
MODELI TJETER I KONFLIKTIT
Politika boterore po hyn tani ne nje faze te re dhe intelektualet nuk kane ngurruar te paraqesin vizione te ndryshme per te na treguar se si do te jete fundi i historise, rikthimi i rivaliteteve tradicionale midis shteteve, dhe shkaterrimi i ketyre shteteve nga dalja ne pah, vec te tjerave, edhe i konflikteve rajonale dhe globale. Por cdonjera prej ketyre pamjeve, na jep vetem pjese te shkeputura te nje realiteti qe po lind. Deri tani ne to mungon pika kyce, ose me mire nje bosht qendror, qe do te shpjegonte se si do te jete politika boterore ne vitet qe do te vijne.
Hipoteza ime eshte qe burimi themelor i konfliktit ne kete bote te re nuk do te jete kryesisht ideologjik apo ekonomik. Burimi kryesor i konfliktit qe do te shkaktoje ndarjet e medha mes njerezimit, do te jete ai kulturor. Shtetet do te vazhdojne ende te mbeten aktoret me te fuqishem ne problemet boterore, por konfliktet kryesore te politikes boterore do te shfaqen ndermjet kombeve dhe grupeve qe u takojne qyteterimeve te ndryshme. Ajo qe do ta mbizoteroje politiken boterore ne te ardhmen do te jete perplasja mes qyteterimeve dhe vijat qe i ndajne ato sot, do te jene vijat e betejes ne te ardhmen.
Konflikti mes qyteterimeve do te jete faza e fundit e evolucionit te konfliktit ne boten moderne. Deri nje shekull e gjysem pas Paqes se Vestfalise qe shenon edhe lindjen e sistemit modern nderkombetar, konfliktet e botes perendimore ishin me se shumti konflikte mes princerve-perandore, monarkeve absolute dhe monarkeve konstitucionale qe perpiqeshin te zgjeronin sa me teper aparatet e tyre burokratike, ushtrite, fuqine tregtare e ekonomike dhe ate qe eshte me e rendesishmja, territoret qe ata qeverisnin. Gjate ketij procesi ata krijuan shtetet kombetare dhe duke filluar qe me Revolucionin Francez, linjat kryesore te konfliktit kaluan me se shumti midis shteteve se sa midis mbreterve. Ashtu sic e percaktoi edhe R.R.Palmer me 1793,: “Lufterat e mbreterve kishin mbaruar; kishin filluar luftrat e popujve”. Ky model i shekullit te nentembedhjete, zgjati deri ne fundin e Luftes se Pare Boterore. Me pas, si rezultat i Revolucionit Rus dhe reagimeve ndaj tij, konflikti mes kombeve u shnderrua ne konflikt ideologjish, fillimisht mes komunizmit, nazi-fashizmit dhe liberal-demokracise dhe me pas mes komunizmit dhe liberal-demokracise. Ky i fundit, gjate Luftes se Ftohte, u misherua ne luften midis dy superfuqive, ku asnjera syresh nuk ishte nje komb ne kuptimin klasik europian te kesaj fjale dhe cdonjera prej te cilave e perkufizoi identitetin e vet me termat e ideologjise se vet.
Keto konflikte mes princash, shtetesh kombetare dhe ideologjish ishin ne rradhe te pare konflikte brenda qyteterimit perendimor, ose “luftera civile perendimore”, sic i ka etiketuar William Lind. Kjo ishte po kaq e vertete per Luften e Ftohte, sa c’ishte edhe per dy Lufterat Boterore e per lufterat e mepareshme te shekujve te shtatembedhjete, tetembedhjete dhe nentembedhjete. Me perfundimin e Luftes se Ftohte, politika boterore leviz jashte fazes se saj Perendimore dhe qendra e saj behet konfrontimi midis qyteterimeve Perendimore dhe jo-Perendimore si dhe ndermjet vete qyteterimeve jo-Perendimore. Ne politiken e qyteterimeve, popujt dhe qeverite e qyteterimeve jo-Perendimore nuk mbeten me objekte historike, shenjestra te kolonializmit perendimor, por bashkohen me Perendimin si levizes dhe bashkekrijues te historise.
NATYRA E QYTETERIMEVE
Gjate Luftes se Ftohte, bota ishte ndare ne Bote te Pare, te Dyte dhe te Trete. Sot kjo ndarje e ka humbur kuptimin. Tani do te kishte me shume kuptim sikur vendet te mos grupoheshin me duke marre per baze sistemet e tyre politike apo shkallen e zhvillimit te tyre ekonomik, por duke u bazuar ne kulturen dhe qyteterimin te cilit ato i perkasin.
Po cfare kuptojme ne kur flasim per nje qyteterim ? Qyteterimi eshte nje bashkesi kulturore. Te gjithe fshatrat, krahinat, grupet etnike, kombesite, grupet fetare kane nje kulture te veten qe i ben ato te dallohen, por edhe qe te zene nje vend te caktuar ne shumellojshmerine kulturore. Kultura e nje fshati ne jug te Italise mund te jete e ndryshme nga ajo e nje fshati ne veri te Italise, por te dyja keto kultura bejne pjese ne nje kulture te perbashket italiane qe i ben ato te dallohen nga kultura e fshatrave gjermane. Me tej, bashkesite europiane kane tipare te perbashketa kulturore qe i bejne ato te dallohen nga bashkesite arabe apo kineze. Ndersa arabet, kinezet dhe perendimoret nuk perbejne ndonje etnitet kulturor te perbashket, pra secili prej tyre eshte nje qyteterim me vete. Nje qyteterim eshte pra grupimi me i larte i njerezve dhe perkufizimi me i gjere kulturor qe njerezit perdorin per t’u identifikuar nga qeniet e tjera te ngjashme me to. Ai percaktohet nga elemente te perbashket objektive, sic jane gjuha, historia, feja, zakonet dhe institucionet por edhe nga vetidentifikimi subjektiv i njerezve. Njerezit kane nivele te ndryshme identifikimi: nje qytetar nga Roma mund ta percaktoje veten e tij me shkalle te ndryshme intensiteti p.sh. si roman, italian, katolik, kristian, europian apo Perendimor. Qyteterimi te cilit ai i takon eshte shkalla me e gjere e identifikimit me te cilin ai ka nje lidhje te fuqishme. Njerezit kane mundesi dhe nganjehere edhe i ndryshojne identitetet e tyre; si rezultat i kesaj edhe perberja dhe kufijte e qyteterimeve ndryshojne.
Qyteterimet mund te permbledhin nje numer te madh njerezish si p.sh. Kina (”nje qyteterim qe pretendon te jete nje shtet”,sic e percakton Lucian Pye), ose nje numer fare te vogel njerezish si p.sh. Karaibianet anglishtfoles. Nje qyteterim mund te permbledhe kombe te ndryshme si ne rastin e qyteterimit Perendimor, Latino-Amerikan apo Arab, ose nje te vetem sic eshte rasti i qyteterimit Japonez. Eshte e natyrshme qe brenda nje qyteterimi te bashkejetojne dhe nderthuren disa nenqyteterime. Qyteterimi Perendimor ka dy variante te medha, europianin dhe amerikano-veriorin, ndersa Islami ka nendarjet e tij arabe, turke dhe malajziane. Qyteterimet nuk jane gje tjeter vecse bashkesi etnike qe kane nje kuptim dhe ndonese ndarjet mes tyre rralle jane te prera me thike, ato mbeten reale. Qyteterimet jane dinamike; ato kane ngritje dhe renie, ndarje dhe bashkime. Dhe ashtu sic e di edhe cdo student i historise, qyteterimet zhduken dhe varrosen nen rerat e kohes.
Perendimoret jane te prirur t’i mendojne shtetet kombetare si aktore kryesore te ceshtjeve boterore, por shtetet kane vetem pak shekuj qe e luajne kete rol. Arritjet me te medha te historise njerezore kane qene historite e qyteterimeve.
PERSE QYTETERIMET DO TE PERPLASEN
Rendesia e identifikimit sipas qyteterimit do te vije duke u rritur ne te ardhmen dhe bota do te ndahet kryesisht sipas marreveshjeve midis shtate ose tete qyteterimeve me te medha. Keto jane qyteterimi Perendimor, Konfucian, Japonez, Islamik, Hindu, Sllavo-Ortodoks, Latino-Amerikan dhe mbase edhe qyteterimi Afrikan. Konfliktet me te rendesishme te se ardhmes do te ndodhin pergjate kufijve kulturore qe i ndajne keto qyteterime nga njeri-tjetri.
Perse do te ndodhe keshtu ?
Se pari, sepse ndryshimet midis qyteterimeve nuk jane vetem te verteta, por edhe themelore. Qyteterimet ndryshojne prej njeri-tjetrit nga historia, gjuha, kultura,tradita dhe c’eshte me e rendesishmja nga feja. Popujt e qyteterimeve te ndryshme kane kendveshtrime te ndryshme per lidhjet midis njeriut dhe Zotit, individit dhe grupit, qytetarit dhe shtetit, prinderve dhe femijeve, burrit dhe gruas, po ashtu sic kane edhe kendveshtrime te ndryshme per rendesine relative te te drejtave dhe detyrave, lirise dhe autoritetit dhe barazise e hierarkise. Keto ndryshime jane produkt i shekujve. Ato nuk mund te zhduken menjehere dhe kane rrenje shume me te thella se sa ndryshimet mes ideologjive apo regjimeve politike. Megjithese ndryshimet nuk nenkuptojne domosdoshmerisht konflikte dhe konfliktet nuk nenkuptojne domosdoshmerisht dhune, jane ndryshimet mes qyteterimeve ato qe pergjate shekujve kane cuar ne konfliktet me te gjata e me te dhunshme.
Se dyti, bota po behet nje vend gjithnje e me i vogel. Kunderveprimet mes popujve me qyteterime te ndryshme jane ne rritje. Keto kunderveprime ne rritje kane intensifikuar ndergjegjen qyteterimore dhe vetedijen per ndryshimet qe ekzistojne mes qyteterimeve dhe te perbashketave brenda nje qyteterimi. Emigrimi Afrikano-perendimor ne France krijoi acarim mes francezeve dhe ne te njejten kohe rriti thithjen e emigranteve polake qe ishin katolike europiane “te mire”. Amerikanet kundervepruan shume me negativisht karshi investimeve japoneze se sa ndaj investimeve shume me te medha te bera nga Kanadaja dhe vendet europiane. Ashtu sic ka theksuar edhe Donald Horowitz: “Nje njeri me mbiemer Ibo, mund te jete…nje Owerri Ibo ose nje Onitsha Ibo nga zona Lindore e Nigerise. Ne Lagos ai eshte thjesht nje njeri nga familja Ibo. Ne Londer ai eshte nje nigerian. Ne Nju Jork eshte nje afrikan.” Reaksionet e ndersjella midis popujve me qyteterime te ndryshme, ngrene ndergjegjen qyteterimore e cila sjell si pasoje gjallerimin e ndryshimeve dhe rritjen e armiqesise se mbledhur, ose qe mendohet se eshte mbledhur dhe ruajtur thelle ne histori.
E treta eshte se procesi i modernizimit ekonomik dhe ndryshimet sociale anembane botes, po i shkepusin gradualisht njerezit nga qendrimi i gjate si identitete lokale. Ato po e dobesojne gjithashtu idene e shtetit si nje burim identifikimi. Ne pjesen me te madhe te botes, feja eshte perpjekur qe ta mbushe kete te care, shpesh ne formen e levizjeve qe jane etiketuar si “fondamentalizem”. Levizje te tilla jane vene re ne Kristianizmin Perendimor, Judaizem, Budizem dhe Hinduizem, po aq sa edhe ne Islamizem. Ne pjesen me te madhe te vendeve dhe te feve, njerezit me aktive ne levizjet fondamentaliste jane te rinj te edukuar ne kolegje, tekniciene te mesem, profesioniste dhe njerez te biznesit. “Csekularizimi i botes” sic ka theksuar George Weigel “eshte nje nga faktoret mbizoterues te jetes sone sociale ne kete fundshekulli”. Rigjallerimi i fese, “la revanche de Dieu”, sic e ka etiketuar Gilles Kepel, po perben nje baze per identitetin dhe perkushtimin; baze qe i kalon kufijte shteterore dhe bashkon qyteterimet.
E katerta eshte rritja e ndergjegjes qyteterimore, e cila eshte perterire edhe nga roli i dyfishte i Perendimit. Nga njera ane Perendimi eshte ne pikun e fuqise se tij. Ne te njejten kohe, ndoshta dhe si rezultat, dukuria e kthimit ne tradite po perhapet gjithnje e me shume mes civilizimeve jo-perendimore. Gjithnje e me shume na ndodh te degjojme per prirjen drejt kthimit ne vetvete dhe “azianizimit” te Japonise, per fundin e Nehru-s se ligjshem dhe kthimin tek nje hinduizim ne Indi, deshtimin e ideve perendimore per nje socializem dhe nacionializem dhe si rrjedhoje nje “ri-islamizim” te Lindjes se mesme dhe tani se fundi edhe per nje debat mbi rusianizimin kunder perendimizimit ne atdheun e Boris Jelcinit. Nje Perendim ne kulmin e fuqise se tij, ndeshet me jo-Perendimin te cilit nuk i shterin kurre deshira, vullneti dhe mjetet per t’i dhene botes forme me rruge jo-perendimore.
Ne te kaluaren elitat e shoqerive jo-perendimore ishin njerez qe pak a shume kishin lidhje me Perendimin, qe ishin edukuar ne Oxford ose ne Sorbone dhe kishin thithur zakonet dhe vlerat perendimore, ndersa ne te njejten kohe, popullsia ne vendet jo-perendimore shpesh mbetej thellesisht e ngopur me kulturen lokale. Tashma keto marredhenie jane permbysur. Nje deperendimizim dhe nje kthim ne tradite i elitave po ndodh ne shume vende jo-perendimore ne nje kohe kur nje perendimizim, ne me te shumten e rasteve amerikanizim kulture, stilesh dhe zakonesh, po behet gjithnje e me popullor mes masave te popujve.
Se pesti, karakteristikat dhe diferencat kulturore jane me pak te ndryshueshme dhe si rrjedhoje, me teper te veshtira per te cuar ne kompromise e per t’u zgjidhur, se sa ato politike dhe ekonomike. Ne ish-Bashkimin Sovjetik komunistet mund te behen demokrate, te pasurit te varfer dhe te varferit te pasur, por ruset nuk mund te behen kurre estoneze dhe azerbajxhanasit nuk mund te behen armene. Ne konfliktet klasore dhe ideologjike pyetja kyce ishte “Me cilen ane je?” dhe njerezit kishin mundesi dhe zgjidhnin, madje edhe te nderronin anen qe u pelqente. Ne konfliktet mes qyteterimeve pyetja eshte “Cfare je ti?” dhe kjo eshte nje gje qe nuk mund te ndryshohet. Ne e dime se qe nga Bosnja, ne Kaukaz dhe deri ne Sudan, pergjigja e gabuar ndaj kesaj pyetjeje nenkupton nje plumb kokes. Edhe me shume se sa perkatesia etnike, feja ben nje prerje me te qarte mes njerezve. Nje person mund te jete gjysem francez dhe gjysem arab dhe te jete bile ne te njejten kohe qytetar i te dyja shteteve, por eshte pak me e veshtire te jesh gjysem katolik dhe gjysem mysliman.
Se fundi, rajonalizimi ekonomik eshte ne rritje. Raportet totale te tregetise nderajonale paten nje rritje ne harkun 1980-1989 perkatesisht nga 51% ne 59% ne Europe, nga 33% ne 37% ne Azine Lindore dhe nga 32% ne 36% ne Ameriken e Veriut. Rendesia e blloqeve ekonomike rajonale, me sa duket, do te kete nje ngritje te vazhdueshme ne te ardhmen. Ne njeren ane suksesi i ekonomise rajonale do te forcoje ndergjegjesimin e qyteterimit. Ne anen tjeter rajonalizimi ekonomik mund te ndodhe vetem kur i ka themelet ne nje qyteterim te perbashket. Komuniteti Europian mbeshtetet mbi themelin e perbashket te kultures europiane dhe kristianizmit perendimor. Suksesi i Hapesires se Lire Tregetare te Amerikes se Veriut (NAFTA) qendron ne nderlidhjen e kulturave meksikane, amerikane dhe kanadeze. Ne kontrast, Japonia perballet me veshtiresi ne krijimin e nje entiteti ekonomik te ngjashem ne Azine Lindore, sepse Japonia eshte nje shoqeri dhe qyteterim unik ne vetvete. Sado fort qe ta lidhin tregetia dhe investimet me vendet e tjera te Azise Lindore, jane ndryshimet kulturore mes ketyre vendeve ato qe e pengojne dhe mbase e bejne te pamundur krijimin e integrimit ekonomik rajonal te tipit Europian ose Amerikano-Verior.
Ne ndryshim me kete, kultura e perbashket duket qarte qe po i lehteson ekspansionin e shpejte dhe lidhjet ekonomike midis Republikes Popullore te Kines, Hong Kongut, Tajwanit, Singaporit dhe komuniteve kineze te pertej detit ne vendet e tjera aziatike. Me perfundimin e Luftes se Ftohte, afersite kulturore i kapercyen dukshem ndryshimet ideologjike dhe Kina e Tajvani levizen me prane njeri-tjetrit. Nese ngjashmeria kulturore eshte nje parakusht per integrimin ekonomik, blloku kryesor Aziatiko-Lindor ka me shume mundesi qe ta kete qendren ne Kine. Ky bllok tashme ka filluar te marre trajta gjithnje e me te dukshme. Ashtu sic ka verejtur edhe Murray Weidenbaum:
“Me gjithe dominimin e ndjeshem japonez ne rajon, ekonomia aziatike e bazuar ne Kine eshte duke u shnderruar me shpejtesi ne nje epiqender te re per industrine, tregetine dhe financen. Kjo zone strategjike permban sasi te konsiderueshme teknologjie dhe kapaciteti perpunues (Taiwan), sipermarrje te spikatura marketingu dhe sherbime qe kryhen me mendjemprehtesi (Hong Kong), nje rrjet te persosur komunikacioni (Singapore) nje zone ku derdhen sasi gjigande kapitalesh financiare (te treja bashke) dhe nje sasi te pafund territoresh, burimesh dhe krahu pune (kryesisht Kina)….Nga Guangzhou ne Singapore, nga Kuala Lumpur ne Manila, ky rrjet me nje ndikim te madh - shpesh i bazuar ne shtrirjen e klaneve tradicionale- pershkruhet si shtylla kurrizore e ekonomise Aziatiko-Lindore.”
(Murray Weidenbaum, ”Greater China: The Next Economic Superpower?”)
Kultura dhe feja krijojne gjithashtu themelet e Organizates per Bashkepunim Ekonomik qe bashkon dhjete vendet myslimane jo-arabe: Iran, Pakistan, Turqi, Azerbajxhan, Kazakistan, Turkmenistan, Taxhikistan, Uzbekistan dhe Afganistan. Nje nxitje per forcimin dhe shtrirjen e kesaj organizate, te themeluar fillimisht me 1960 nga Turqia, Pakistani dhe Irani, ishte dhe ndergjegjesimi i udheheqesve te disa prej ketyre shteteve per pamundesine e pjesemarrjes ne Komunitetin Europian. Po ashtu CARICOM (Central American Common Market and Mercosur) mbeshtetet ne te njejtat rrenje te perbashketa kulturore. Perpjekjet per te ndertuar nje bashkim ekonomik me te gjere Karaibiano-Amerikano qendror, duke kapercyer ndarjen Anglo-Latine, kane rezultuar te deshtuara.
Meqe njerezve u pelqen ta percaktojne identitetin e tyre me terma etnike dhe fetare, atyre u pelqen edhe qe te krijojne disa maredhenie te tipit “ne” kunder “atyre” me njerezit e nje feje ose etnie tjeter. Kur shteteve te percaktuara ideologjikisht ne Europen Perendimore dhe ish-Bashkimin Sovietik u erdhi fundi, identitetet etnike tradicionale dhe armiqesite dolen balle per balle. Ndryshimet ne kulture dhe fe krijojne ndryshime ne kendveshtrimin e ceshtjeve politike, te cilat renditen qe nga te drejtat e njeriut e emigracioni, deri tek tregetia dhe mjedisi ne pergjithesi. Afersia gjeografike con ne lindjen e konflikteve per ambicie territoriale, qe nga Bosnja ne Mindanao. Perpjekjet e Perendimit per te cuar perpara vlerat e demokracise dhe liberalizmit si vlera universale, si dhe per ruajtjen e dominimit te tij ushtarak dhe avancimin e interesave te tij ekonomike, kane shkaktuar nje kunderpergjigje nga qyteterimet e tjera. Qeverite, gjithnje e me pak te afta per te gjetur mbeshtetje dhe per te krijuar koalicione ne baze te ideologjive, do te perpiqen pa nderprerje per te siguruar mbeshtetje duke bere thirrje ne emer te nje feje dhe qyteterimi te perbashket.
Keshtu, perplasja e qyteterimeve shfaqet ne dy nivele. Ne mikronivel, grupe fqinje pergjate linjave ndarese te qyteterimeve luftojne, shpesh dhunshem, per te kontrolluar territore dhe njeri tjetrin. Ne makronivele, shtete nga qyteterime te ndryshme konkurojne per fuqi relative ushtarake dhe ekonomike, luftojne per kontrollin e institucioneve nderkombetare dhe paleve te treta dhe gjate ketij konkurimi ato vene gjithnje e me shume ne dukje vecantite e vlerave te tyre politike dhe fetare.
VIJAT NDARESE MES QYTETERIMEVE
Vijat ndarese mes qyteterimeve, te ngjashme me sinjalet qe tregojne rrezikun per kriza dhe gjakderdhje te reja, po u zene vendin kufijve politike dhe ideologjike te Luftes se Ftohte. Kjo ndarje filloi ne kohen qe perdja e hekurt e ndau Europen politikisht dhe ideologjikisht dhe kur me mbarimin e Luftes se Ftohte kjo perde ra, ndarja kulturore e saj me Kristianizmin Perendimor ne njeren ane dhe Kristianizmin Orthodoks e Islamizmin ne anen tjeter, u shfaq rishtas. Ndarja me dalluese ne Europe, sic ka sugjeruar edhe William Wallace, mund te jete fare mire ndarja sipas kufirit lindor qe Kristianizmi Perendimor ka pasur ne vitin 1500. Ky kufi nis atje ku sot ndodhet kufiri midis Finlandes e Rusise dhe shteteve Balltike e Rusise, kalon mes Bjellorusise dhe Ukraines duke ndare Ukrainen perendimore katolike me ate lindore ortodokse, dredhon ne perendim duke e ndare Transilvanine nga pjesa tjeter e Rumanise,dhe mbyllet duke kaluar mes Jugosllavise, tamam aty ku sot kalon kufiri qe ndan Kroacine e Sllovenine nga pjesa tjeter e Jugosllavise. Ne Ballkan kjo vije korrespondon me kufijte historike mes Hapsburgut dhe Perandorise Otomane.
Popullsia ne veri dhe perendim te ketij kufiri eshte protestane dhe katolike. Ajo ka kaluar te njejten pervoje te historise europiane: feudalizmin, rilindjen, reformimin, iluminizmin, revolucionin francez, dhe revolucionin industrial. Kjo popullsi eshte ne gjendje me te mire ekonomike se sa popullsia ne lindje te ketij kufiri dhe tani ato mund te shohin perpara drejt nje pjesemarrjeje gjithnje e me te madhe ne nje ekonomi te perbashket europiane si dhe drejt konsolidimit te sistemeve te tyre politike demokratike. Ne ndryshim prej tyre popujt ne lindje dhe jug te ketij kufiri jane ortodokse dhe myslimane. Ato kane qene historikisht pjese e Perandorive Otomane dhe Cariste dhe jane ndikuar fare pak nga zhvillimet ne pjesen tjeter te Europes. Ato jane pergjithesisht me pak te zhvilluar nga ana ekonomike dhe duket se kane me pak gjasa qe te zhvillojne sisteme politike demokratike te qendrueshme. Pra Perdja e Kadifenjte e kultures e ka zevendesuar Perden e Hekurt te ideologjise, duke qene keshtu ndarja me kuptimplote ne Europe dhe ashtu sic po e tregojne edhe ngjarjet ne Jugosllavi, ky nuk eshte vetem nje kufi kulturash te ndryshme, por edhe nje linje konfliktesh te pergjakshme.
Konflikti pergjate kufijve qe ndajne qyteterimin perendimor dhe ate islamik vazhdon qe prej 1.300 vjetesh. Mbas krijimit te Islamit, dallget e arabeve dhe maoreve nga Afrika u shtrine drejt perendimit dhe veriut, per te perfunduar ne Tours me 732. Nga shekulli i njembedhjete deri ne te trembedhjetin kryqezatat u perpoqen, me suksese te perkoheshme, per te shpene kristianizmin ne Token e Shenjte, por nga shek. XIV deri ne XVII Turqit Otomane e permbysen balancen, duke mbuluar me sundimin e tyre Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, duke marre Kostandinopojen dhe rrethuar dy here Vienen. Ne shek.XIX dhe fillimin e te XX, pas renies se Perandorise Otomane, Anglia, Franca dhe Italia e shtrine kontrollin e Perendimit ne pjesen me te madhe te Afrikes se veriut dhe Lindjes se Mesme.
Mbas Luftes se Dyte Boterore ishte rradha e Perendimit qe te terhiqej dhe perandoria koloniale filloi te tretej. Se pari, nacionalizmi arab dhe me pas fondamentalizmi islamik filluan ta tregonin vetveten. Perendimi u be gjithmone e me i varur nga vendet e Gjirit Persik per energjine e tij ndersa vendet myslimane te pasura me nafte u bene te pasura ne para dhe, ato qe desheronin, edhe ne armatim. Luftera te ndryshme (te krijuara nga perendimi) u zhvilluan mes Arabeve dhe Izraelit. Franca zhvilloi gjate viteve 50-te nje lufte te pergjakshme dhe te pameshireshme ne Algjeri. Forcat angleze dhe franceze pushtuan Egjyptin me 1956. Trupat amerikane shkuan ne Liban me 1958. Me vone trupat amerikane te kthyera nga Libani sulmuan Libine dhe u ngaterruan ne disa nderhyrje ushtarake me Iranin. Terroriste arabe dhe islamike, te mbeshtetur sepaku nga tre qeveri te Lindjes se Mesme, vune ne veprim armen e te dobetit duke vene bomba ne instalimet dhe aeroplanet perendimore, si dhe duke marre pengje me njerez nga Perendimi. Kjo lufte midis Arabeve dhe Perendimit arriti kulmin ne 1990, kur Shtetet e Bashkuara derguan nje ushtri masive ne Gjirin Persik, per te mbrojtur disa vende arabe kunder agresionit te disa te tjerave. Ne fund te fundit po duket se planet e NATO-s po orientohen gjithnje e me shume drejt nje reagimi kunder mungeses se stabilitetit ne “kufirin jugor” te tij dhe ndaj kercenimeve qe mund te vijne prej andej.
Keto perplasje ushtarake qe vazhdojne prej shekujsh mes Perendimit dhe Islamit jo vetem qe kane pak gjasa qe te pakesohen, por me sa duket, ato mund te behen edhe me te fuqishme. Lufta e Gjirit i beri disa arabe qe te ndiheshin krenare qe Sadam Husssein sulmoi Izraelin dhe i qendroi Perendimit. Gjithashtu prania dhe dominimi ushtarak i Perendimit ne Gjirin Persik dhe paaftesia e dukshme e vendeve arabe per te vendosur vete mbi fatet e tyre, la tek ta nje ndjenje poshterimi dhe lendimi. Pervec eksportuesve te naftes, edhe shume vende te tjera arabe jane duke arritur ne ato nivele ekonomike dhe zhvillime sociale ku format autokratike te qeverisjes behen te papershtatshme dhe perpjekjet per te futur demokracine behen me te forta. Tashma ne sistemet politike arabe kane ndodhur disa hapje, por mesa duket, perfitimet kryesore nga keto hapje i kane pasur levizjet islamike. Pra e thene me qarte, ne boten arabe demokracia perendimore duket se po fuqizon forcat politike anti-perendimore. Ky mund te jete nje fenomen kalimtar, por ai sigurisht qe i veshtireson marredheniet midis vendeve Islamike dhe Perendimit.
Keto marredhenie behen me te ngaterruara edhe per shkak te demografise. Rritja spektakolare e popullsise ne vendet arabe, vecanerisht ne Afriken Veriore, ka cuar ne rritjen e emigrimit drejt Europes perendimore. Levizja per minimizimin e kufijve te brendshem brenda Europes, me gjithe respektin per keto zhvillime, e ka mprehur me shume ndjeshmerine politike. Ne Itali, France dhe Gjermani racizmi eshte haptazi ne rritje dhe reaksionet politike e dhuna kunder arabeve dhe emigranteve turke ka qene me e shpeshte dhe e perhapur pas 1990-es.
Nga te dyja palet, kunderveprimet mes Perendimit dhe Islamit jane pare si perplasje civilizimesh. “Konfrontimi tjeter per Perendimin”, veren M.J.Akbar, nje autor mysliman indian, “do te vije perfundimisht nga bota myslimane. Lufta per nje rregull te ri te botes duket se do te filloje nga e gjithe shtrirja e vendeve islamike, qe nga Magrebi deri ne Pakistan”. Bernard Levis vjen ne nje perfundim te ngjashem.
Ne po ballafaqohemi me nje mjedis dhe levizje qe kalon pertej nivelit te temave politike dhe qeverive qe i ndjekin ato. Kjo nuk eshte gje tjeter, vecse perplasje qyteterimesh - nje reagim politik irracional, por sigurisht historik, i nje rivaliteti te vjeter kunder trashegimise sone Judeo-Kristiane, kunder te tashmes sone sekulare dhe kunder zgjerimit te te dyjave bashke.
(Bernard Lewis: “The Roots of Muslim Rage”)
Historikisht, lufta tjeter e madhe e qyteterimit Arabo-Islamik ka qene drejtuar kunder paganeve, animisteve dhe tani se fundi edhe kunder popullsise se zeze kristiane te jugut e cila po shkon gjithmone ne rritje. Ne te kaluaren ky antagonizem shfaqej ne luften mes tregetareve arabe te sklleverve dhe vete sklleverve te zinj. Ajo eshte reflektuar ne luften civile ne Sudan mes arabeve dhe te zinjve, ne luftimet ne Cad midis kryengritesve te mbeshtetur nga Libia dhe qeverise, tensioneve mes kristianeve ortodokse dhe myslimaneve ne Bririn e Afrikes dhe ne konfliktet politike mes myslimaneve dhe kristianeve ne Nigeri. Modernizimi dhe perhapja e kristianizmit ne Afrike, po e rrit mundesine e dhunes pergjate kufijve ndares. Simptome e shtimit te ketij konflikti ishte fjala e Papa Gjon Pali II ne Khaortum ne shkurt 1993, ku ai denonte veprimet e qeverise islamiste te Sudanit kunder pakices kristiane qe jeton atje.
Ne kufirin verior me Islamin, konflikti midis popullsise ortodokse dhe myslimane ka qene gjithnje ne rritje. Ketu perfshihet kasaphana e Bosnjes dhe Sarajeves, dhuna qe zien mes serbeve dhe shqiptareve, relatat e tendosura mes Bullgarise dhe minoritetit turk atje, gjakderdhjet e vazhdueshme mes armeneve dhe azerbajxhanasve, relatat e ndera midis ruseve dhe myslimaneve ne Azine qendrore dhe zbarkimi i trupave ruse per te mbrojtur “interesat e tyre” ne Kaukaz dhe Azine qendrore. Feja e ringjalli kujtesen e identitetit etnik dhe i dha nje nxitje te re frikes ruse rreth sigurise se kufijve te saj jugore. Ky shqetesim eshte kapur mire nga Archie Roosvelt:
“Pjesa me e madhe e historise se Rusise eshte e lidhur me luftrat mes sllaveve dhe popullsive turke qe jetojne ne kufijte e tyre, lufte qe e ka fillesen qe ne themelimin e shtetit rus me se njemije vjet me pare. Tek konfrontimet e gjata me fqinjet e tyre lindore gjate ketij mijevjecari, gjendet edhe celesi per te kuptuar jo vetem historine e Rusise, por edhe karakterin rus. Per te kuptuar realitetin e sotem rus, duhet te kesh njohuri edhe per grupin e madh etnik turk qe i ka preokupuar ruset ne shekuj.”
Konflikti mes qyteterimeve i ka rrenjet me te thella se kudo ne Azi. Perplasjet historike midis myslimaneve dhe hinduve po e shfaqin tani vetveten jo vetem ne rivalitetin midis Pakistanit dhe Indise, por edhe ne rritjen e mosmarreveshjeve fetare brendaperbrenda Indise, midis grupeve militante hindu dhe minoritetit mysliman. Shkaterrimi i xhamise se Ayodhya ne dhjetor 1992, solli edhe njehere ne qender te diskutimeve ceshtjen nese India do te vazhdoje te mbetet nje shtet demokratik, apo do te kthehet nje shtet hindu. Ne Azine Lindore, Kina ka ngritur diskutime territoriale me pjesen me te madhe te fqinjeve te saj. Ajo ka ndjekur nje politike te pameshireshme karshi popullsise budiste ne Tibet dhe eshte duke ndjekur nje politike gjithnje e me te eger karshi minoritetit turk-musliman. Me mbarimin e Luftes se Ftohte, kunderveniet e pandjeshme me pare midis Kines dhe Shteteve te Bashkuara jane rishfaqur perseri ne fusha te tilla si te drejtat e njeriut, tregetia dhe shtimi i armatimeve dhe mesa duket ato kane pak te ngjare qe te zbuten. Nje tjeter “Lufte e ftohte”, sic ka pohuar ne 1991 Ten Siao Pin, po behet gati te filloje mes Amerikes dhe Kines.
E njejta fraze eshte perdorur edhe per veshtiresite ne rritje ne marredheniet mes Japonise dhe Shteteve te Bashkuara. Ketu ndryshimet ne kulture e kane ashpersuar konfliktin ekonomik. Njerez nga secila pale e deklarojne raciste palen tjeter, por te pakten nga ana amerikane, antipatite nuk jane raciale por kulturore. Vlerat baze, zakonet, sjelljet e trasheguara ne te dy shoqerite, zor se mund te behen me te ndryshme. Ceshtjet ekonomike midis Shteteve te Bashkuara dhe Europes nuk jane me pak serioze se ato midis Shteteve te Bashkuara dhe Japonise, por ato nuk kane te njejten spikatje politike dhe itensiteti emocional, sepse diferencat midis kultures amerikane dhe kultures europiane jane shume me te vogla se ato mes qyteterimit Amerikan dhe atij Japonez.
Nderveprimet midis qyteterimeve luhaten ne nje mase te madhe nga mundesia qe ato kane per t’u karakterizuar nga dhuna. Konkurenca ekonomike mbizoteron qartazi midis nenqyteterimeve amerikane dhe europiane te perendimit, si dhe midis te dyja atyre dhe Japonise. Ne kontinentin Euroaziatik, shtimi i konfliktit etnik, i permbledhur ne ekstremin e “pastrimit etnik”, nuk ka qene krejt i rastesishem. Ai ka qene me i shpeshte dhe me i dhunshem mes grupeve qe i perkasin qyteterimeve te ndryshme. Ne Euroazi, ndarjet e medha historike midis qyteterimeve jane malcuar perseri. Kjo eshte vecanerisht e vertete pergjate kufijve ne rritje te bllokut te vendeve islamike, qe nga fryrja ne Afrike deri ne Azine qendrore. Dhune ka gjithashtu midis myslimaneve ne njeren ane dhe serbeve ne anen tjeter ne Ballkan, cifuteve ne Izrael, hinduseve ne Indi, budisteve ne Burma dhe katolikeve ne Filipine. Islami ka kufij te pergjakur.
BASHKIMI RRETH NJE QYTETERIMI: SINDROMA
E KIN-COUNTRY
Kur grupet ose shtetet qe i perkasin nje qyteterimi, perfshihen ne lufte me popuj te nje qyteterimi tjeter, eshte e natyrshme qe ata te perpiqen qe te gjejne mbeshtetje nga anetaret e tjere te qyteterimit te cilit i perkasin. Ashtu sic po e tregojne edhe zhvillimet ne periudhen e tanishme kur Lufta e Ftohte ka mbaruar, bashkimi qyteterimor, ose ajo qe H.D.S.Greenway e ka percaktuar si sindroma e “kin-country” (kombit farefis), po e zevendeson ideologjine politike dhe drejtpeshimin tradicional te marrjes ne konsiderate te fuqise, si baze kryesore per bashkepunim dhe koalicione. Kjo mund te verehet gradualisht ne konfliktet e pas-Luftes se Ftohte si Gjiri Persik, Kaukazi dhe Bosnja. Asnje prej tyre nuk ishte plotesisht nje lufte midis qyteterimeve, por secila prej tyre perfshiu elemente te mbeshtetjes qyteterimore, e cila nderkohe duket se po merr nje rendesi gjithnje e me te madhe, pa diskutuar qe konfliktet e zgjatura mund ta hapin edhe me shume oreksin ne te ardhmen.
Fillimisht, ne Luften e Gjirit, nje shtet arab pushtoi nje shtet tjeter dhe pastaj luftoi kunder nje koalicioni te tere vendesh arabe, perendimore e te tjera. Nderkohe qe vetem pak qeveri myslimane e perkrahen haptazi Sadam Hyseinin, shume elita arabe privatisht e inkurajonin ate dhe ai fitoi mjaft popullaritet mes masave te gjera te popullsise arabe. Levizjet islamike fondamentaliste ne gjithe boten perkrahen njezeri Irakun ne vend qe te perkrahnin qeverite me orientim perendimor te Kuwaitit dhe Arabise Saudite. Duke lene menjane nacionalizmin arab, Sadam Hyseini beri qarte dhe haptazi nje apel islamik. Ai dhe mbeshtetesit e tij u perpoqen ta percaktonin luften si nje lufte midis qyteterimeve. “Nuk eshte bota kunder Irakut” ashtu si Safar Al-Havali, dekan i Studimeve Islamike ne universitetin Umm Al_Qura te Mekes tha ne nje kasete qe pati nje qarkullim te madh “por eshte Perendimi kunder Islamit”. Duke harruar rivalitetin midis Iranit dhe Irakut, shefi fetar iranian, udheheqesi Ayatollah Ali Khamenei beri thirrje per nje lufte totale kunder Perendimit. “Lufta kunder agresionit amerikan, lakmive, planeve dhe politikes se tij duhet konsideruar si nje Jihad dhe cdokush qe vritet ne kete shteg eshte nje martir.” “Kjo eshte nje lufte”, sic u shpreh mbreti Husein i Jordanise, “kunder te gjithe arabeve dhe te gjithe myslimaneve dhe jo vetem kunder Irakut.”
Shtrengimi i rradheve qe bene nje pjese e elitave dhe popujve arabe pas Sadam Hyseinit, i beri qeverite arabe, te cilat benin pjese ne koalicionin anti-Irakian, qe t’i moderonin veprimet e tyre dhe t’i zbusnin deklaratat publike. Qeverite arabe ju kundervune ose u distancuan nga perpjekjet e Perendimit per te aplikuar presion mbi Irakun, perfshi ketu edhe perforcimin e zones jo-fluturim ne veren e 1992 dhe bombardimin e Irakut ne Janar 1993. Koalicioni antiirakian Perendimor-Sovietik-Turko-Arab i 1990, perfundoi me 1993 si nje koalicion thuajse vetem i Perendimit dhe Kuwaitit kunder Irakut.
Myslimanet e vune re kontrastin mes veprimeve qe Perendimi ndermori kunder Irakut dhe deshtimit te tij ne mbrojtjen e boshnjakeve kunder serbeve, si dhe ne vendosjen e sanksioneve kunder Izraelit per dhunim te rezolutave te U.N. Perendimi thane ato, po perdorte dy lloj standartesh dhe nje bote ku qyteterimet perplasen eshte padyshim nje bote me standarte te dyllojshme. Njerezit aplikojne nje standart per kin-country-t e tyre dhe nje standart tjeter per te tjeret.
E dyta,sindroma e kin-country po shfaqet gjithashtu edhe ne konfliktet ne ish-Bashkimin Sovietik. Sukseset e ushtrise armenase ne 1992 dhe 1993 e shtyne Turqine qe te ngrihej gjithnje e me shume ne mbrojtje te vellezerve te tyre me fe, etnicitet dhe gjuhe te njejte ne Azerbajxhan. “Ne kemi nje ndjenje kombetare turke te njejte me ndjenjat e azerbajxhanasve,” tha nje zyrtar turk me 1992. “Ne jemi nen presion. Gazetat tona jane plot me foto te krimeve dhe ata na pyesin nese e kemi akoma seriozisht kur flasim per ndjekjen e nje politike neutrale. Mbase ne duhet t’i tregojme Armenise se ne kete zone ka edhe nje Turqi te madhe.” Presidenti Turgut Ozal ne te njejten menyre theksoi se Turqia duhet te pakten “t’i trembe paksa armenet”. Turqia, kercenoi Ozali rishtaz me 1993, duhet “t’i kercellije dhembet”. Avionet e Forces Ajrore Turke benin fluturime rikonicioni pergjate kufirit armen; Turqia pezulloi dergimin e ushqimeve dhe fluturimet ajrore ne Armeni; dhe sebashku me Iranin shpallen se ato nuk do ta lejonin shpopullimin e Azerbajxhanit. Ne vitet e fundit te ekzistences se saj, qeveria sovjetike e duronte Azerbajxhanin sepse qeveria e Azerbajxhanit dominohej nga ish-komunistet. Me fundin e Bashkimit Sovjetik, konsideratat politike u dhane udhe konsideratave fetare. Trupat ruse luftuan ne anen e armenasve dhe Azerbajxhani akuzoi se “qeveria ruse ktheu 180 grade” duke mbeshtetur armenet kristiane.
Se treti, gjate luftimeve ne ish-Jugosllavi publiku perendimor manifestoi simpati dhe mbeshtetje per myslimanet boshnjake dhe tmerret qe ata vuajne nen duart e serbeve, por relativisht pak shqetesim eshte shprehur per sulmet kroate mbi myslimanet dhe pjesemarrjen e tyre ne shpopullimin e Bosnje-Hercegovines. Ne fillimet e hershme te carjes jugosllave, Gjermania, ne nje ekspozim te pazakonte te inisiatives diplomatike dhe te muskujve, i nxiti 11 anetaret e tjere te Komunitetit Europian qe te ndiqnin shembullin e saj ne njohjen e Sllovenise dhe Kroacise. Si rezultat i vendosmerise se Papes per t’u krijuar nje mbeshtetje te forte ketyre dy vendeve katolike, Vatikani i njohu ato edhe me perpara Komunitetit Europian ndersa Shtetet e Bashkuara ndoqen shembullin europian. Keshtu aktoret kryesore te qyteterimit perendimor u grumbulluan rreth bashkefetareve te tyre. Me pas u raportua se ne Kroaci po arrinin sasi te konsiderueshme armesh nga Europa Qendrore dhe vende te tjera perendimore. Qeveria e Boris Jeltsinit, nga ana tjeter u perpoq te ndiqte nje rruge te mesme qe te ishte e pelqyeshme per ortodokset serbe, por pa e larguar Rusine nga perendimi. Grupet konservative dhe nacionaliste ruse, duke perfshire ketu edhe disa ligjvenes, e kane sulmuar qeverine se nuk ka qene shume e gatshme ne mbeshtetjen e saj per serbet. Qe ne fillim te vitit 1993, disa qindra ruse sherbenin haptazi ne forcat serbe, dhe qarkulluan raporte per arme ruse te derguara ne Serbi.
Grupet dhe qeverite islamike nga ana tjeter e denuan Perendimin per mosmbrojtjen e boshnjakeve. Udheheqesit iraniane i nxiten myslimanet nga te gjitha vendet qe t’i ofronin ndihme Bosnjes dhe ne kundershtim me embargon e U.N., Irani e mbeshteti Bosnjen me njerez dhe me arme. Grupe libaneze te mbeshtetura nga Irani derguan guerrilas per te stervitur dhe organizuar forcat boshnjake. Me 1993 me shume se 4000 muslimane nga mbi 12 vende islamike eshte raportuar se luftonin ne Bosnje. Qeverite e Arabise Saudite dhe vendeve te tjera u ndjene nen nje presion ne rritje nga grupet fondamentaliste te shoqerive te tyre, per te krijuar nje mbeshtetje me te fuqishme per boshnjaket. Ne fund te viti 1992, Arabia Saudite kishte aprovuar fonde te konsiderueshme per arme dhe mbeshtetje per boshnjaket, gje qe e rriti ne menyre te ndjeshme kapacitetin e tyre ushtarak, thuajse deri ne barazim me serbet.
Ne 1930, Lufta Civile ne Spanje provokoi nderhyrje nga vende qe politikisht ishin fashiste, komuniste dhe demokratike. Ne 1990 konflikti ne Jugosllavi provokoi nderhyrje nga vende qe jane myslimane, ortodokse dhe kristiano-perendimore dhe ky paralelizem nuk ka kaluar pa u vene re. “Lufta ne Bosnje-Hercegovine ka filluar te behet emocionalisht ekuivalente me luftimet kunder fashizmit ne Luften Civile ne Spanje”, ka vene re nje publikues Saudit. “Ato qe vdesin, konsiderohen si martire qe u perpoqen te clironin vellezerit e tyre myslimane.”
Konflikte dhe dhune mund te kete gjithashtu edhe midis shteteve dhe grupeve te te njejtit qyteterim, por sidoqofte te tilla konflikte kane me pak te ngjare te jene te dhunshme dhe kane me pak mundesi perhapje sesa konfliktet mes qyteterimeve. Berja pjese ne te njejtin qyteterim e redukton mundesine e dhunes ne situata ku ajo mund te ndodhte. Ne 1991 dhe 1992 shume njerez u alarmuan nga mundesia e nje konflikti te dhunshem per territore mes Rusise dhe Ukraines, vecanerisht per Krimene, Floten e Detit te Zi, armet atomike dhe problemet ekonomike. Por nese qyteterimi ka vertet ate vlere qe duket, mundesite per dhune mes ukrainasve dhe ruseve duhet te ishin te vogla. Ato jane dy popuj sllave, kryesisht ortodokse, qe kane mirekuptim me njeri-tjetrin prej shekujsh. Dhe llogjika funksionoi. Ne fillim te 1993, ne kundershtim me te gjitha aresyet qe i shtynin keto dy vende drejt konfliktit, udheheqesit e te dy vendeve po negocionin me sukses per zgjidhjen e ceshtjeve te tyre. Nderkohe qe ka pasur luftime serioze mes myslimaneve dhe kristianeve kudo tjeter ne ish B.S. dhe shume tension e disa luftime midis perendimoreve dhe kristianeve ortodokse ne shtete baltike, realisht nuk ka pasur dhune mes ruseve dhe ukrainasve
Perpjekjet per t’u grupuar ne nje qyteterim te caktuar deri me sot kane qene ende te kufizuara, por tani ato jane ne rritje dhe po duket qarte se ekziston nje mundesi e madhe qe ato te zgjerohen gjithnje e me teper. Per sa kohe qe ne Gjirin Persik, Kaukaz dhe Bosnje konfliktet vazhdonin, pozicionimet e kombeve dhe krisjet ndermjet tyre po ndodhnin gjithnje e me shume pergjate linjave qe ndanin qyteterimet. Politikanet populiste, udheheqesit fetare dhe media e pane ate si nje mjet te fuqishem per te per te rritur popullaritetin e tyre ne masat e popullit dhe nje si nje mjet presioni kunder qeverive hezituese. Ne vitet qe do te vijne, konfliktet lokale qe kane me shume te ngjare te kene nje shkallezim ne rritje jane ato qe si ne Bosnje dhe Kaukaz zhvillohen pergjate vijave ndarese te qyteterimeve. Lufta tjeter Boterore, nese do te kete nje te tille, do te jete nje lufte midis qyteterimeve.
THE WEST VERSUS THE REST
(PERENDIMI KUNDER TE TJEREVE)
Ne krahasim me qyteterimet e tjera, Perendimi tani eshte ne nje kulm te jashtezakonshem te fuqise se tij. Superfuqia kundershtare e tij eshte fshire nga harta, ndersa nje konflikt ushtarak mes vete shteteve perendimore tani eshte i pamendueshem. Fuqia ushtarake e perendimit nuk ka me rivale, ndersa nje konflikt ushtarak mes vete shteteve perendimore tani eshte i pamendueshem. Fuqia ushtarake e perendimit nuk ka me rivale dhe pervec Japonise, asnje tjeter nuk mund ta konkuroje ate nga ana ekonomike. Ai dominon institucionet nderkombetare te politikes dhe sigurimit dhe sebashku me Japonine dominon edhe ato ekonomike. Ceshtjet boterore te politikes dhe sigurimit, faktikisht vendosen nga nje direktorat i Shteteve te Bashkuara, Britanise dhe Frances, ndersa ato te ekonomise boterore nga nje direktorat i Shteteve te Bashkuara, Gjermanise dhe Japonise dhe secila prej ketyre fuqive mban lidhje jashtezakonisht te ngushta me tjetren, duke i perjashtuar keshtu vendet qe nuk i takojne Perendimit, te medha apo te vogla qofshin ato. Vendimet e marra ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ose ne Fondin Monetar Nderkombetar, te cilat realisht perfaqesojne interesat e Perendimit, i paraqiten botes si reflektim i deshirave te komunitetit boteror. Fraza “komuniteti boteror” eshte bere nje emer i pergjithshem eufemistik (zevendesim i “Botes se Lire”), per t’i dhene legjitimitet boteror veprimeve qe reflektojne interesat e Shteteve te Bashkuara dhe te fuqive te tjera Perendimore. Permes FMN dhe institucioneve te tjera ekonomike nderkombetare, Perendimi mbron dhe nxit interesat e veta ekonomike dhe u imponon vendeve te tjera politiken ekonomike qe ai e mendon si te drejte. Ne cdo votim te popujve jo-perendimore, FMN padyshim qe do te fitonte mbeshtetjen e ministrave te financave si dhe pak te tjereve, por do te gjente qortime jashtezakonisht te disfavorshme nga pothuajse cdokush tjeter qe do te ishte dakort me percaktimin e Georgy Arbatov se zyrtaret e FMN jane “neobolshevike qe u pelqen te zhvatin parate e te tjereve duke u imponuar atyre ligje ekonomike dhe politike te tjetersuar dhe jodemokratike, qe i zene frymen lirise ekonomike.”
Dominimi i Keshillit te Sigurimit te OKB dhe vendimeve te tij nga ana e Perendimit, i moderuar vetem nga abstenimet e rastesishme te Kines, beri qe Kombet e Bashkuara te legjitimonin Perendimin qe te perdorte forcen per ta nxjerre Irakun jashte Kuwaitit dhe te eliminonte armet e sofistikuara te tij, duke i hequr deri edhe mundesine per te prodhuar arme te tilla. Ai gjithashtu prodhoi veprimin krejt pa precedent nga ana e Shteteve te Bashkuara, Britanise dhe Frances te cilat e vune Keshillin e Sigurimit qe t’i kerkonte Libise dorezimin e te dyshuarve per vendosjen e bombes ne Pan Am 103 dhe pastaj te vinte sanksionet kur Libia refuzoi. Mbasi mundi ushtrine me te madhe arabe, Perendimi nuk hezitoi te hidhte gjithe peshen e tij mbi boten arabe. Perendimi, ne fakt, eshte duke perdorur institucionet nderkombetare, fuqine ushtarake dhe burimet ekonomike qe ta beje boten te ece ne ate menyre qe ajo te mbetet nen mbizoterimin perendimor, te mbroje interesat Perendimore dhe te vere ne dukje vlerat politike dhe ekonomike te Perendimit. Kjo eshte se paku menyra ne te cilen jo-perendimoret e shohin boten e re, dhe ka nje element te konsiderueshem te vertete ne kete menyre veshtrimi. Diferencat ne fuqi dhe lufta per fuqi ushtarake, ekonomike dhe institucionale eshte nje nga burimet e konfliktit midis Perendimit dhe qyteterimeve te tjera. Burimi i dyte jane diferencat ne kulture, ku bejne pjese vlerat themelore dhe besimet. V. S. Naipul ka argumentuar se qyteterimi perendimor eshte nje “qyteterim universal” qe “u pershtatet te gjithe njerezve”. Sidoqofte, ne nje nivel siperfaqesor, nje pjese e madhe e kultures perendimore ka depertuar vertet ne pjesen tjeter te botes. Por shikuar ne nje nivel me te thelle, konceptet perendimore ndryshojne rrenjesisht nga ato qe mbizoterojne ne qyteterimet e tjera. Idete perendimore te individualizmit, liberalizmit, konstitucionalizmit, te drejtave te njeriut, barazise, lirise, qeverisjes se ligjit, demokracise, tregjeve te lira dhe ndarjes se kishes nga shteti, shpesh kane nje rezonance te vogel ne kulturat islamike, konfuciane, japoneze, hindu, budiste apo edhe ortodokse. Perpjekjet e Perendimit per te propaganduar ide te tilla, krijojne ne fakt nje reaksion kunder “te drejtave njerezore imperialiste” dhe cojne ne riafirmimin e vlerave lokale, gje qe mund te shikohet edhe ne mbeshtetjen qe po i behet fondamentalizmit fetar nga brezat e rinj ne kulturat jo-perendimore. Nocioni qe qyteterimi perendimor mund te behet nje “qyteterim universal” eshte nje ide perendimore qe bie direkt ne kundershtim me vecantite e shume shoqerive aziatike dhe theksimet e tyre ne cfare e dallon nje popull nga nje tjeter. Ne te vertete autori i nje retrospektive me 100 studime krahasuese per vlerat ne shoqeri te ndryshme, nxjerr perfundimin se “vlerat qe jane me te rendesishme ne Perendim jane me pak te rendesishmet ne pjesen tjeter te botes”. Ne fushen politike, sigurisht, keto ndryshime manifestohen me shume ne perpjekjet e Shteteve te Bashkuara dhe fuqive te tjera perendimore per t’i nxitur popujt e tjere qe te adaptojne idete perendimore persa i perket demokracise dhe te drejtave njerezore. Por kur ne shoqerite jo-perendimore jane zhvilluar vertet qeveri demokratike te stilit perendimor, ato zakonisht kane qene produkt i kolonializmit Perendimor ose i imponimit te tij.
Boshti qendror i politikes boterore ne te ardhmen ka te ngjare te jete ai qe percakton Kishore Mahbubani, pra nje konflikt midis “the West and the Rest” (”Perendimit dhe Te Tjereve”) ku qyteterimet jo-perendimore do t’i kthejne pergjigje fuqise dhe vlerave te Perendimit. Keto pergjigje kane zakonisht nje forme ose jane nje kombinim tre formash. Ne njerin ekstrem, shtetet jo-perendimore mundet, ashtu si Burma dhe Koreja e Veriut, te perpiqen te ndjekin nje kurs te izolimit per t’i penguar shoqerite e tyre nga penetrimi i “korrupsionit” qe vjen nga Perendimi, dhe ne fakt, per te dale jashte pjesemarrjes ne komunitetin boteror te dominuar prej tij. Kostoja e kesaj eshte sidoqofte mjaft e larte dhe vetem pak shtete e kane ndjekur ate me besnikeri. Alternativa e dyte, ajo qe quhet “band-wagoning” ne teorine e marredhenieve nderkombetare, eshte te perpiqesh te bashkohesh me Perendimin dhe te pranosh vlerat dhe institucionet e tij. Alternativa e trete eshte te perpiqesh te “balancosh” Perendimin duke zhvilluar fuqine ekonomike dhe ushtarake, duke bashkepunuar me shoqerite jo-perendimore kunder Perendimit dhe duke ruajtur vlerat dhe institucionet tradicionale. Shkurt, te modernizohesh por jo te perendimizohesh.
SHTETET NE KERKIM TE FIZIONOMISE
Ne te ardhmen, meqe popujt e diferencojne veten e tyre sipas qyteterimeve, vende te tille si Bashkimi Sovjetik apo Jugosllavia qe perbehen nga nje numur i madh popujsh me qyteterime te ndryshme, jane kandidate per t’u copetuar. Disa vende te tjere kane nje shkalle te mjaftueshme homogjeniteti kulturor, por jane te ndare prej ceshtjes nese shoqeria e tyre u perket nje qyteterimi apo nje tjetri. Keto jane torn-countries (shtetet e percare). Udheheqesit e tyre duan te ndjekin strategjine e band-wagoning dhe t’i bejne vendet e tyre anetare te Perendimit, por historia, kultura dhe traditat e ketyre vendeve jane jo-perendimore. Torn-country me i dukshem dhe me tipik eshte Turqia. Udheheqesit e fundshekullit te XX te Turqise kane ndjekur traditen e Ataturkut dhe e kane percaktuar Turqine si nje vend modern dhe sekular, pra nje shtet perendimor. Ato bene aleancen e Turqise me NATO-n dhe gjate Luftes se Gjirit ato aplikuan per anetaresi ne Komunitetin Europian. Por ne te njejten kohe, elemente brenda shoqerise turke kane mbeshtetur rigjallerimin islamik dhe kane argumentuar se Turqia eshte nje vend qe ne themel i takon shoqerise myslimane te Lindjes se Mesme. Si rrjedhim, ndersa elita e Turqise e ka percaktuar Turqine si nje shoqeri perendimore, elita e Perendimit ka refuzuar qe ta pranoje Turqine si te tille. Turqia nuk do te behet nje vend anetar i Komunitetit Europian dhe arsyeja e vertete, sic e ka shprehur edhe presidenti Ozal, “eshte se ne jemi myslimane dhe ata jane kristiane, megjithese ata nuk e thone kete”. Per ku po shkon valle Turqia pasi ka hequr dore nga Meka dhe pasi Brukseli e ka refuzuar? Mbase per ne Tashkent, mund te jete pergjigja. Fundi i Bashkimit Sovjetik i dha Turqise mundesine qe te behet udheheqese e qyteterimit te ringjallur turk, qe perfshin shtate vende, me kufijte qe nga Greqia deri ne Kine. E zhgenjyer prej Perendimit, Turqia po ben perpjekje te mundimeshme qe ta gdhende kete identitet te ri per veten e saj.
Gjate dekades se kaluar Meksika ka mbajtur nje pozicion thuajse te ngjashem me ate te Turqise. Po ashtu si Turqia qe braktisi kundervenien e saj ndaj Europes dhe u perpoq te bashkohej me te, Meksika pushoi se veni veten e saj ne kundershtim me Shtetet e Bashkuara dhe u perpoq ta imitonte ate me qellim qe te bashkohej me Zonen e Lire Amerikane te Tregetise. Udheheqesit meksikane i jane futur nje pune te madhe per ta riperkufizuar identitetin meksikan dhe kane filluar reforma ekonomike rrenjesore, qe eventualisht do te cojne edhe ne ndryshime politike rrenjesore. Ne 1991 nje keshilltar i larte i presidentit Carlos Salinas de Gortari m’i pershkroi gjere e gjate te gjitha ndryshimet qe qeveria e Salinas ishte duke bere. Kur ai mbaroi une iu pergjigja: “Kjo eshte shume impresionuese. Mua me duket se ju po perpiqeni ta ndryshoni Meksiken nga nje vend Latino-Amerikan ne nje vend Amerikano-Verior”. Ai me pa i cuditur dhe pastaj tha: “E drejte. Kjo eshte pikerisht ajo qe ne duam te bejme, por sigurisht qe s’mund ta themi publikisht kete gje.” Ashtu sic tregon dhe verejtja e tij, ne Meksike ashtu si ne Turqi, elemente te rendesishem ne shoqeri i bejne rezistence riperkufizimit te identitetit te vendit te tyre. Ne Turqi, udheheqesit e orientuar nga Europa jane te detyruar t’i bejne “isharete” Islamit (pelegrinazhi i Ozalit ne Meke); po ashtu udheheqesit meksikane te orientuar drejt Amerikes Veriore jane te detyruar t’u bejne leshime atyre qe e mbajne Meksiken si nje vend Amerikano-Latin (mbledhja e Ibero-Amerikan Guadalajares).
Historikisht Turqia eshte torn-country me rrenjesor. Per Shtetet e Bashkuara, Meksika eshte torn-country me imediat. Ne rang boteror, torn-country me i rendesishem eshte Rusia. Ceshtja nese Rusia eshte pjese e Perendimit apo udheheqese e nje qyteterimi te dallueshem sllavo-ortodoks eshte nje ceshtje qe ngre koke shpesh ne historine ruse. Kjo ceshtje ishte erresuar nga fitorja e komunisteve ne Rusi, te cilet importuan nje ideologji perendimore, e pershtaten ate ne konditat ruse dhe pastaj ne emer te kesaj ideologjie u perpoqen te sfidonin Perendimin. Dominimi i komunizmit e nxorri jashte loje debatin historik mbi perendimizimin kunder rusizimit. Me diskretitimin e komunizmit, ruset u ballafaquan rishtas me kete pyetje.
Presidenti Jeltsin eshte duke adoptuar principet perendimore dhe po perpiqet qe ta beje Rusine nje vend “normal” dhe pjese te Perendimit, por si elita ruse ashtu dhe publiku rus jane ndare ne dy kampe te ndryshme persa i perket kesaj ceshtjeje. Njeri prej sektareve me te moderuar, Sergei Stankevich argumenton se Rusia duhet te mos e pranoje kursin “Atlantik” qe mund ta coje ate drejt “te berit Europian, te berit pjese ne ekonomine boterore ne menyre te shpejte dhe te organizuar, te berit anetar i tete i te Shtateve dhe te vere thekse te vecanta mbi Gjermanine dhe Shtetet e Bashkuara qe jane dy anetaret qe bejne ligjin ne aleancen e Atllantikut.” Ndersa duke refuzuar gjithashtu nje politike ekskluzivisht Euroaziatike, Stankevich megjithate argumenton qe Rusia duhet t’i jape prioritet mbrojtjes se ruseve ne shtetet e tjera, te vere ne dukje lidhjet e saj Turke dhe Myslimane dhe te propagandoje “nje rishperndarje te ndjeshme te burimeve tona, mundesive, lidhjeve dhe interesat tona ne drejtim te Azise, pra ne drejtimin lindor.” Njerezit e kesaj bindjeje e kritikojne Jelcinin per nenshtrim te interesave ruse karshi atyre te perendimit, per reduktim te fuqise ushtarake ruse, per falimentim ne mbeshtetjen e miqve tradicionale te Rusise, sic eshte Serbia, dhe per shtyrje te reformave ekonomike dhe politike ne nje rruge te dhimbshme per popullin rus. Tregues i kesaj prirjeje eshte popullariteti ne rritje qe po kane idete e Petr Savitsky, i cili me 1920 argumentonte qe Rusia ishte nje qyteterim euroaziatik i vecante. Disidente edhe me ekstreme i propagandojne edhe me zhurmshem idete e tyre anti-perendimore dhe antisemite duke e nxitur Rusine qe te rizhvilloje forcen e saj ushtarake dhe te krijoje lidhje me te ngushta me Kinen dhe vendet myslimane. Popullsia e Rusise eshte e ndare, po ashtu si edhe elita e saj. Nje vezhgim opinionesh ne Rusine Europiane ne pranvere te 1992 nxori ne pah se 40% e popullsise kishte qendrim pozitiv ndaj Perendimit dhe 36% negativ. Ashtu sic ka qene ne pjesen me te madhe te historise, Rusia rezulton edhe ne fillim te viteve 90 si nje torn-country i vertete.
Qe t’i jape nje percaktim te ri identitetit te tij qyteterimor nje torn-country duhet te permbushe tri kerkesa. Se pari, elita e tij politike dhe ekonomike duhet te jete pergjithesisht mbeshtetese dhe dashamirese karshi kesaj levizjeje. E dyta popullata duhet ta desheroje kete definitizim te ri. Se treti, grupet mbizoteruese ne qyteterimin ku ato duan te perfshihen, duhet ta pranojne me deshire dhe ta perqafojne kete konvertim. Te treja keto pika ekzistojne ne nje mase te respektueshme ne Meksike. Dy te parat ekzistojne gjithashtu ne nje mase te madhe ne Turqi, por nuk eshte ende e qarte nese ndonje prej tyre ekziston ne nje mase te madhe ne Rusi persa i perket bashkimit me Perendimin. Konflikti mes liberal-demokracise dhe marksizem-leninizmit ishte nje konflikt mes ideologjish te cilat, pamvaresisht nga divergjencat e tyre kryesore, kishin qellime te perbashketa persa i perket lirise, barazise dhe begatise. Nje Rusi tradicionale, autoritariane dhe nacionaliste mund te kete qellime krejt te ndryshme. Nje demokrat perendimor mund ta shtynte disi nje debat intelektual me nje marksist sovietik. Por mund te ishte krejt e pamundur qe te bente te njejten gje me nje tradicionalist rus. Pasi ruset pushuan se sjelluri si marksiste, ata e refuzuan liberal-demokracine dhe filluan te sillen si ruse, por jo si perendimore dhe relatat midis Rusise dhe Perendimit mund te behen perseri te distancuara dhe konfliktuale.
BASHKIMI KONFUCO-ISLAMIK
Pengesat qe u dalin vendeve jo-perendimore per t’u bashkuar me Perendimin ndryshojne ne menyre te konsiderueshme. Ato jane te vogla per vendet amerikano-latine dhe europiano-lindore, jane me te medha per vendet ortodokse te ish-Bashkimit Sovietik, por ato jane edhe me te medha per shoqerite myslimane, konfuciane, hinduiste dhe budiste. Japonia ka stabilizuar nje pozicion te vecante per veten e saj si nje anetar shoqerues i Perendimit. Ajo i takon Perendimit ne disa aspekte, por eshte dukshem jo-perendimore ne disa dimensione te rendesishme. Keto vende qe per aresye kulture apo fuqie nuk duan ose nuk munden te bashkohen me Perendimin, e konkurojne ate duke zhvilluar fuqine e tyre ekonomike, politike dhe ushtarake. Ata e bejne kete duke u mbeshtetur ne zhvillimin e brendshem ose duke bashkepunuar me vendet e tjera jo-perendimore. Forma me e dallueshme e ketij bashkepunimi eshte lidhja konfuco-islamike e cila po del gjithnje e me shume ne pah duke sfiduar interesat, vlerat dhe fuqine e Perendimit.
Thuajse pa asnje perjashtim, te gjitha vendet perendimore po e reduktojne fuqine e tyre ushtarake dhe te njejten gje po ben edhe Rusia nen udheheqjen e Jelcinit, nderkohe qe Kina, Koreja e Veriut dhe shtete te ndryshme te Lindjes se Mesme, po e rrisin ne menyre te ndjeshme potencialin e tyre ushtarak. Ata po e bejne kete duke importuar arme nga burime perendimore dhe jo-perendimore, si dhe duke zhvilluar industrine lokale te armeve. Rezultat i kesaj eshte dalja e atyre qe Charles Krauthammer i ka quajtur “shtete armesh” dhe “shtetet e armeve” nuk jane shtete perendimore. Nje tjeter rezultat eshte edhe riperkufizimi i kontrollit te armeve, i cili eshte konceptuar nga Perendimi. Gjate Luftes se Ftohte qellimi kryesor i kontrollit te armeve ishte qe te vendoste nje drejtpeshim ushtarak te qendrueshem midis Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te saj nga njera ane dhe Bashkimit Sovjetik me aleatet e tij nga ana tjeter. Ne boten e pas Luftes se Ftohte, objektivi paresor i kontrollit te armeve eshte te parandaloje zhvillimin e kapaciteteve ushtarake ne vendet jo-perendimore qe mund te kercenojne interesat perendimore. Perendimi perpiqet ta beje kete nepermjet marreveshjeve nderkombetare, presioneve ekonomike dhe kontrollit mbi transferimin e teknologjive per prodhimin e armeve.
Konflikti midis Perendimit dhe shteteve konfuco-islamike fokusohet gjeresisht, megjithese jo ekskluzivisht, ne armet nukleare, kimike dhe biologjike, tek misilit balistike dhe mjetet e tjera te sofistikuara per t’i shperndare si dhe per udhezuesit, informacionin e kapacitetet elektronike qe krijojne mundesine per te arritur kete qellim. Perendimi perkrah mosperhapjen e tyre si nje norme universale dhe traktatet e inspektimet si nje mjet per ta perkrahur kete norme. Ekziston gjithashtu kercenimi me lloje te ndryshme sanksionesh kunder atyre qe perkrahin perhapjen e armeve te sofistikuara dhe propozime per disa perfitime ndaj atyre qe nuk e bejne kete. Vemendja e Perendimit fokusohet natyrisht ne kombet qe jane aktualisht ose potencialisht kundershtare te Perendimit.
Ne anen tjeter vendet jo-perendimore mbrojne te drejten e tyre per te siguruar dhe per t’u pajisur me cfaredolloj armesh qe ato i mendojne si te nevojshme per sigurimin e tyre. Ato gjithashtu e kane kuptuar thellesisht ate qe donte te thoshte ministri indian i Mbrojtjes, i cili kur u pyet se cfare mesimesh kishte nxjerre ai nga lufta e Gjirit u pergjigj: “Mos lufto kunder Shteteve te Bashkuara per sa kohe nuk ke arme berthamore”. Armet berthamore, armet kimike dhe misilit jane pare, mbase ne menyre te gabuar, si nje barazues i mundshem ndaj superioritetit te Perendimit ne arme konvencionale. Kina, sigurisht, tashme ka arme berthamore; Pakistani dhe India kane kapacitete per t’i prodhuar ato ndersa Koreja e Veriut, Irani, Iraku, Libia dhe Algjeria duket se po bejne perpjekje t’i blejne ato. Nje zyrtar i larte iranian ka deklaruar se te gjitha shtetet myslimane duhet te sigurojne arme berthamore dhe me 1988 eshte raportuar se presidenti i Iranit ka leshuar nje direktive ku kerkonte zhvillimin e “armeve sulmuese dhe mbrojtese kimike, biologjike dhe berthamore”.
Vecanerisht e rendesishme per zhvillimin e fuqise ushtarake kundra-perendimore eshte ekspansioni i vazhdueshem i fuqise ushtarake te Kines dhe mjetet qe ajo perdor per te arritur kete qellim. E frymezuar nga zhvillimi ekonomik spektakolar i saj, Kina po i ngre me shpejtesi shpenzimet ushtarake dhe po leviz fuqishem drejt nje modernizimi te forcave te saj ushtarake. Ajo po ble arme nga ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik, po zhvillon misilit me hedhje te larget dhe me 1992 testoi nje plasje berthamore nje megatoneshe. Ajo po i zhvillon projektet e saj per fuqi ushtarake duke blere teknologjite e furnizimit ne ajer dhe po perpiqet qe te bleje nje aeroplanmbajtese. Ngritja e saj ushtarake dhe mbrojtja e sovranitetit te saj ne Detin e Kines jugore, po provokojne nje gare te shumeaneshme armesh ne Azine Lindore. Kina eshte gjithashtu nje eksportuese e madhe armesh dhe teknologjie armatimi. Ajo i ka eksportuar Libise dhe Irakut materiale qe mund te perdoren per te prodhuar arme berthamore dhe gaz nervor. Ajo ka ndihmuar Algjerine qe te ndertoje nje reaktor te mjaftueshem per te bere kerkime dhe prodhuar arme berthamore. Kina i ka shitur gjithashtu Iranit teknologji berthamore qe zyrtaret amerikane besojne se mund te perdoret vetem per prodhim armesh dhe duket se i kane derguar Pakistanit komponentet per misilet me rreze 300 miljesh. Koreja e Veriut ka pasur nje program armesh berthamore te fshehte per nje periudhe kohe dhe u ka shitur misili te perparuara dhe teknologji per prodhimin e misileve Sirise dhe Iranit. Vala e armeve dhe teknologjive te armatimit vjen pergjithesisht nga Azia Lindore dhe Lindja e Mesme. Por ka gjithashtu edhe levizje ne drejtimin e kundert sic eshte rasti i Kines qe ka marre misili Stinger nga Pakistani.
Nje lidhje ushtarake konfuco-islamike e krijuar per te nxitur blerjen nga anetaret e saj te armeve dhe teknologjive te armeve te nevojshme per t’iu kundervene fuqise ushtarake te Perendimit, tashme ka dale ne drite. Ajo mund te zgjase ose jo. Por tashma ajo sidoqofte ekziston dhe ashtu ajo qe Dave McCurdy e ka percaktuar si “nje pakt per mbeshtetje te ndersjelle mes “renegateve”. Tashme gara e konkurenca e armeve midis shteteve Konfuco-Islamike dhe Perendimit ka marre nje forme te re. Ne garen e armatimeve te modes se vjeter, secila pale zhvilloi armet e veta per te ballancuar ose per te arritur superioritet kunder pales tjeter ndersa ne formen e re te konkurences se armeve, njera pale eshte duke zhvilluar armet e veta dhe pala tjeter po perpiqet jo per te balancuar po per te kufizuar dhe parandaluar prodhimin e armeve dhe ne te njejten kohe per te reduktuar kapacitetet e tij ushtarake.
CESHTJE PER PERENDIMIN
Ky artikull nuk argumenton qe identifikimi sipas qyteterimit do te zevendesoje te gjitha llojet e tjera te identifikimit; qe shtetet kombetare do te zhduken; qe cdo qyteterim do te behet nje entitet i vecuar politik dhe qe grupet brenda nje qyteterimi nuk do te kene konflikte dhee nuk do te luftojne ndonjehere me njeri-tjetrin. Ky artikull ngre hipotezen se ndryshimet midis qyteterimeve jane reale dhe te rendesishme; qe ndergjegja qyteterimore eshte ne rritje; qe konflikti ndermjet qyteterimeve do t’i kaloje gjithnje e me shume ne hije konfliktet ideologjike apo te cfaredolloji qofshin duke u bere forma dominuese e konfliktit; qe marredheniet nderkombetare ne bote, historikisht nje loje e luajtur brenda qyteterimit perendimor do te cperendimizohen gjithnje e me teper dhe do te behen nje loje ku qyteterimet jo-perendimore do te jene aktore dhe jo vetem objekte; se institute te sukseshem nderkombetare te politikes, sigurimit dhe ekonomise ka me shume te ngjare te zhvillohen brenda nje qyteterimi sesa ndermjet qyteterimeve; se konfliktet midis grupeve te qyteterimeve te ndryshme do te behen me te shpeshte, me te qendrueshem dhe me te dhunshem sesa konfliktet midis grupeve te te njejtit qyteterim; se konfliktet e dhunshme midis grupeve prej qyteterimeve te ndryshme jane me te papelqyeshmit dhe perbejne burimin me te rrezikshem per shkallezime qe mund te cojne ne luftera boterore; se akset qendrore te politikes do te jene marredheniet midis “the west and the rest”; se elitat e disa torn-country jo-perendimore do te perpiqen t’i kthejne vendet e tyre ne pjese te Perendimit, por ne pjesen me te madhe do te perballin pengesa te medha ne permbushjen e ketij qellimi; dhe se fokusimi qendror i konflikteve ne te ardhmen e afert do te jete ai midis Perendimit dhe disa shteteve konfuco-islamike.
Kjo nuk eshte per te mbrojtur deshueshmerine e konflikteve midis civilizimeve. Kjo eshte vetem per te paraqitur nje hipoteze deskriptive se si mund te jete e ardhmja. Nese keto jane hipoteza bindese, sidoqofte eshte e nevojshme te marrim ne konsiderate problemet qe ato mund te krijojne per politiken Perendimore. Keto implikime mund te ndahen ne dy plane, ne ate afatshkurter dhe ne planin afatgjate. Ne planin afatshkurter eshte qartazi ne interesin e Perendimit te promovoje nje bashkepunim dhe unitet brenda vete qyteterimit te tij, vecanerisht midis perberesve europiane dhe amerikanoveriore; te perfshije ne shoqerite perendimore edhe shoqerite e Europes Lindore dhe Amerikes Latine kulturat e te cilave jane te aferta me ato te perendimit; t’i jape shtyse dhe te mbaje marredhenie bashkepunimi me Rusine dhe Japonine, te parandaloje shkallezimin e konflikteve lokale nderqyteterimore ne luftera me te medha midis qytetrimeve; te kufizoje ekspansionin e fuqise ushtarake te shteteve konfuciane dhe islamike; te moderoje reduktimin e kapaciteteve ushtarake te perendimit dhe te mbaje superioritetin ushtarak ne Lindje dhe ne Azine Jugperendimore; te nxjerre me shume ne dukje ndryshimet dhe konfliktet midis shteteve konfuciane dhe atyre islamike; t’i mbeshtese ne shoqerite e tjera grupet qe simpatizojne vlerat dhe interesat e perendimit; te forcoje institucionet nderkombetare qe reflektojne dhe legjitimojne interesat dhe vlerat perendimore dhe t’i nxise shtetet jo-perendimore qe te futen ne keto institucione.
Nese flasim me termin afatgjate jane te tjera masat qe duhen marre. Qyteterimi perendimor eshte ne te njejten kohe edhe perendimor edhe modern. Qyteterimet jo-perendimore jane perpjekur te behen moderne pa u bere perendimore. Deri me sot vetem Japonia ka pasur sukses te plote ne kete rruge. Qyteterimet joperendimore do te vazhdojne te perpiqen per te fituar pasuri, teknologji, aftesi, makineri dhe arme, qe jane pjese e te berit modern. Ato gjithashtu do te perpiqen te pajtojne modernen me kulturat dhe vlerat e tyre tradicionale. Fuqia e tyre ekonomike do te kete nje ngritje relative krahasuar me Perendimin. Si rrjedhim perendimit i duhet gjithnje e me shume te ambientohet me keto qyteterime moderne jo-perendimore, fuqia e te cilave do te afrohet me ate te Perendimit, por vlerat dhe interesat e te cilave ndryshojne ne menyre te ndjeshme nga ato perendimore. Kjo do te kerkoje qe Perendimi ta ruaje fuqine e tij ekonomike dhe ushtarake te nevojshme per te mbrojtur interesat e tij karshi ketyre qyteterimeve. Kjo e detyron gjithashtu Perendimin qe te zhvilloje nje kuptim me te thelle te ceshtjeve themelore fetare dhe filozofike qe shtrihen ne qyteterimet e tjera dhe ne menyren se si popujt e ketyre qyteterimeve i shohin interesat e tyre. Do te duhet gjithashtu nje sforcim per te gjetur te perbashketat qe ekzistojne midis Perendimit dhe qyteterimeve te tjera, dhe kjo duhet bere sepse ne te ardhmen nuk do te kete, ashtu sic mendojne disa, nje qyteterim universal, por ne vend te tij do te kemi nje bote me qyteterime te ndryshme cdonjeri prej te cileve do t’i duhet te mesoje te bashkejetoje me te tjeret.