Zbardhen emërimet në pushtet të anëtarëve te keshillit kombetar te PD
Pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së janë emëruar në poste dhe funksione të rëndësishme. Për oponentët brenda partisë, mohim punësimi dhe ndërprerje karriere politike
Shaban Sulçe
Rikthimi në pushtet i Partisë Demokratike është shpërblyer më së miri nga kryetari i saj Sali Berisha për pjesën më të madhe të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Pothuajse 90% e anëtarëve të këtij Këshilli janë emëruar në postet më të lakmuara të shtetit. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tashmë gjenden në qeveri, parlament, diplomaci, drejtori, pushtet lokal etj., duke e shtrirë pushtetin e kësaj partie në çdo qelizë dhe strukturë shtetërore. Kriteri përzgjedhës për këto emërime, me sa duket, ka qenë një ligj i pashkruar brenda Partisë Demokratike. Sipas këtij “ligji”, apo më saktë mentaliteti, emërimet në funksionet dhe postet drejtuese kanë qenë një e drejtë ekskluzive për ata anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët nuk kanë ngritur krye dhe nuk kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj kryetarit të Partisë, Sali Berisha. Krejt e kundërta ka ndodhur për të pakënaqurit dhe “opozitarët” brenda partisë, të cilët sot, edhe pas dy vjetësh të rikthimit në pushtet të PD-së, e shikojnë veten pa punë dhe larg funksioneve dhe posteve drejtuese. Oponenca të lë pa punëZërat politikë kundër brenda Partisë Demokratike ndaj kryetarit Sali Berisha, u ka kushtuar mjaft rëndë “të pakënaqurve”, jo vetëm sa i përket karrierës politike, por edhe asaj organizative. Më shumë se kushdo tjetër këtë vijon ta provojë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Uran Butka. Në Kuvendin e PD-së të 24-25 prillit të 2005-s, i vetmi zë kundër kandidaturës së Berishës për kryetar të PD-së ishte ai Butkës. Në fjalën e tij Butka kritikoi ashpër politikisht mënyrën sesi drejtohej PD-ja nga Berisha. Akuza kryesore e tij kishte të bënte me injorimin që Berisha u bënte forumeve të partisë, mungesën e analizës, si dhe për përzgjedhjet në mënyrë personale që kreu demokrat bënte për kandidaturat për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme. Por oponenca i ka kushtuar rëndë Butkës. Megjithëse PD-ja ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, Butka vijon edhe pas dy vjetësh të jetë familjarisht i papunë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Omer Stringa, i cili ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim kritik ndaj politikave të qeverisë “Berisha” dhe për këtë i është mohuar emërimi në një post të rëndësishëm, edhe pse rezulton të jetë një profesionist i vërtetë në fushën e tij. Për të vijuar më pas me Mitro Çelën, edhe ai i papunë, ndonëse në profesionin e tij si ekonomist është shumë herë më i mirë se qindra të emëruar nga PD-ja. Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se në PD “kafshimi i gjuhës” shpërblehet me pushtet dhe se “ngritja e kokës” ndëshkohet me ndërprerje të karrierës politike dhe mohim punësimi.
Emërimet
13 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë emëruar dhe afruar në poste ministrore nga kryetari Sali Berisha. 4 prej këtyre anëtarëve, konkretisht Besnik Mustafaj, Ilir Rusmaili, Bujar Leskaj dhe Arenca Trashani rezultojnë të larguar nga detyrat e tyre si ministra, përkatësisht dy të parët kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa Trashani dhe Leskaj janë larguar nga Berisha, pas ristrukturimeve të kabinetit qeveritar. 38 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së (përfshirë kryetarin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli), kanë siguruar mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, duke u shpallur fitues në zonat ku kanë kandiduar. Ndërkohë pas kësaj fitore, 7 prej anëtarëve të këtij Këshilli janë emëruar në funksione zëvendësministrash, ndërsa një numër jo i vogël i tyre mban detyra të larta drejtuese si shefa kabinetesh apo sekretarë të Përgjithshëm në këto ministri. Po kështu, kryeministri Berisha, pas marrjes së kësaj detyre, nuk ka hezituar që të thërrasë si këshilltarë pesë prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Të gjithë në poste drejtuese
Edhe pse në muajt e parë të qeverisjes “Berisha”, u përfol për një lënie pas dore të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD-së, koha vërtetoi të kundërtën. Përveç të pakënaqurve publikë, dhe një numri shumë të vogël anëtarësh për të cilët nuk ka informacion, pjesa tjetër e tyre janë emëruar në poste dhe funksione shuma të rëndësishme të administratës publike. Duke filluar që nga Drejtoria e Gjendjes Civile, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Emergjencave Civile, Drejtorinë e Transportit, Drejtorinë e Policisë Ndërtimore etj., në to janë emëruar si drejtues anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Emërimet e këtyre anëtarëve kanë përfshirë edhe fushën e diplomacisë, ndërkohë që vetëm 3 prej këtyre anëtarëve kanë mbajtur funksione partiake. Por gjithashtu një numër jo i vogël i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së kanë preferuar që t’i kushtohen biznesit apo profesioneve të tyre, duke mos kërkuar ftesa për poste qeverisëse.
Kryeministria
1-Sali Berisha Kryeministër
Presidenca
2-Bamir Topi President (dorëhequr nga postet partiake)
Parlamenti
3-Jozefina Topalli Kryetare e Parlamentit
Ministrat
4-Bujar Nishani Ministër i Punëve të Brendshme5-Majlinda Bregu Ministre e Integrimit
6-Genc Ruli Ministër i Ekonomisë7-Ilir Rusmali Ish-Ministër i Drejtësisë8-Jemin Gjana Ministër i Bujqësisë9-Lulëzim Basha Ministër i Jashtëm 10-Ridvan Bode Ministër i Financave11-Sokol Olldashi Ministër i Transporteve12-Ylli Pango Ministër i Kulturës13-Arenca Trashani Deputete (Ish-Ministre e Integrimit)14-Aldo Bumçi Deputet (Ish-Ministër i Drejtësisë)
Zëvendësministra
15-Ferdinand Poni Zv/ministër i Punëve të Brendshme16-Florian Mima Zv/ministër i Financave17-Halit Shamata Zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës18-Gjergj Lezhja Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë19-Marjeta Zaçe Zv/Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale20-Suzana Turku Zv/Ministre e Kulturës21-Genti Strazimiri Zv/Ministër i Punëve të Brendshme
Deputetë
22-Fatos Beja Deputet, zëvendëskryetar i Parlamentit23-Ardian Kollozi Deputet24-Aleksandër Biberaj Deputet25-Astrit Bushati Deputet26-Astrit Patozi Deputet27-Aurel Bylykbashi Deputet 28-Blerim Çela Deputet29-Bujar Leskaj Deputet, (Ish-Ministër i Kulturës)30-Edmond Spaho Deputet31-Leonard Demi Deputet32-Genc Juka Deputet33-Luan Skuqi Deputet34-Mevlan Xhindoli Deputet35-Pal Dajçi Deputet36-Preç Zogaj Deputet37-Rexhep Uka Deputet38-Sali Shehu Deputet39-Spartak Ngjela Deputet40-Ilir Bano Deputet 41-Edi Paloka Deputet, (Ish-Drejtor i ATSH-së)42-Eris Hoxha Deputet 43-Besnik Mustafaj Deputet, (Ish-Ministër i Jashtëm) 44-Osman Metalla Deputet45-Engjëll Carra Deputet
Shef kabineti dhe këshilltarë
46-Arben Imami Shef i Kabinetit të Kryeministrit 47-Albana Vokshi Këshilltare e Kryeministrit48-Fatbardh Kadilli Këshilltar i Kryeministrit49-Myqerem Tafaj Këshilltar i Kryeministrit50-Selami Xhepa Këshilltar i Kryeministrit51-Ylli Asllani Këshilltar i Kryeministrit52-Hasan Halili Këshilltar, Ministria e Bujqësisë53-Bardhyl Londo Këshilltar i Ministrit të Kulturës54-Endira Bushati Shefe kabineti
Diplomaci
55-Aleksandër Sallabanda Ambasador SHBA56-Vili Minarolli Ambasador Greqi57-Kolec Topalli Zv/ambasador, Vatikan58-Thoma Nini Konsulli i Shqipërisë në Selanik
Pushteti lokal
59-Mimosa Asekiu Ish-Prefekte e Elbasanit60-Roland Bejko Prefekt, Berat61-Bardh Rica Kryetar Qarku, Laç62-Lorenc Luka Kryetar Qarku, Shkodër63-Naim Gazidede Kryetar Qarku Dibër64-Voltana Ademi Zv/kryetare Bashkie, Shkodër65-Nermin Basha Këshilltare në Këshillin Bashkiak Tiranë66-Margarita Qirko Këshilltare në Bashkinë e Tiranës67-Skënder Lleshi Kryetar Bashkie Burrel68-Ardian Turku Kryetar i këshillit të qarkut, Elbasan69-Artan Haxhi Kryetar i Këshillit të qarkut, Shkodër 70-Asllan Noka Kryetar i Këshillit të qarkut, Kukës71-Bardhyl Peka Kryetar i Bashkisë Krumë72-Hasan Halili Kryetar i Bashkisë Kukës73-Ylber Vata Anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës74-Edmond Gjoka Kryetar i Bashkisë së Sarandës75-Ilir Krosi Kryetar i Bashkisë, Peshkopi76-Refik Rugia Kryetar i Bashkisë Kavajë
77-Ligor Pove Anëtar i Këshillit Bashkiak Fier
78-Luigj Isufi Kryetar i Bashkisë Laç 79-Milika Jaho Anëtare e Këshillit Bashkiak Berat
Poste Drejtuese
80-Armand Teliti Drejtor i Gjendjes Civile (Ish-zv/ministër)81-Arben Xhiku Drejtor i Albtransport82-Arben Qiriako Krue i Zyrës së Regjistrimeve të Pasurive 83-Arqile Gorea Drejtor i Postave të Shqipërisë84-Bislim Ahmetaj Drejtor, Ministria e Bujqësisë85-Doretea Konomi Drejtore, Durrës86-Edmir Kapidani Drejtor, Durrës87-Elsa Meksi Drejtore, Shërbimet Qeveritare88-Fredi Olli Drejtor i Emergjencave Civile89-Kujtim Harshova Drejtor, Ministria e Transporteve90-Liri Dibra Drejtore Rajonale e Kujdesit Shëndetësor.91-Migena Reçi Drejtore Rinie, Ministria e Kulturës92-Mujo Buçpapaj Drejtor i QNK, Piramida93-Seit Dollapi Shef i Shpërndarjes, KESH94-Omer Stringa Drejtor Bordi, Albpetrol95-Veli Rada Zv/ Drejtor, QNK96-Antoneta Malaj Nëndrejtoreshë e ATSH97-Shaban Memia Drejtor i ALUIZN-it 98-Flamur Shehu Drejtor në Ministrinë e Kulturës 99-Pëllumb Berisha Drejtor i Policisë Ndërtimore Durrës100-Justina Borici Drejtore në Ministrinë e Bujqësisë
Administratë
101-Xhovalin Bzheta Administrata Kuvendore102-Dritan Haznedari Drejtori i Shpërndarjes së KESH-it, Berat103-Shkëlqim Hoxha Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Doganave104-Hekuran Hoxholli Ish-Drejtor i Policisë Ndërtimore
105-Ibsen Elezi Drejtori i Arsimit në Qarkun e Kukësit
Të tjera
106-Abaz Aliko Anëtar i Entit Rregullator të Energjisë 107-Luan Malltezi Drejtor i Trashëgimisë Kombëtare108-Agron Sharra Kryetar KRT Vlorë 109-Nestor Tereska Kreu i shërbimit të neufrologjisë në QSUT
110-Arta Sake Drejtuese OJQ-je
111-Fahri Balliu Botues i Gazetës “55”
112-Maksim Cikuli Mjek
Funksione partiake
113-Flamur Noka Sekretar Organizativ, PD114-Ylli Pirro Kryetar i PD-së Sarandë115-Zef Gjoka Kryetar i PD-së Lezhë
Universitete
116-Valbona Qehaja Pedagoge në Universitetin e Shkodrës117-Engjëll Hysenbegasi Pedagog i Shkencave të Natyrës118-Natasha Shehu Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë
Biznes
119-Agron Musaraj Biznesmen120-Agim Cani Ish-kryetar bashkie Kamëz, biznesmen Të papunë121-Aleksandër Meksi Pension 122-Flutura Hasko Pension123-Uran Butka I pa punë 124-Mitro Çela I Papunë 125-Azgan Haklaj I papunë (Ish-Deputet) 126-Robert Damo I papunë (ish-kryetar i bashkisë Korçë) 127-Kadri Gega I papunë, Ish-kryetar i bashkisë Lushnje128-Gani Hoxha Ish-Deputet129-Eduart Selami Emigrant në SHBA Pa informacion 130-Ilda Lubonja 131-Suzana Panariti 132-Teuta Kalemi 133-Niko Duda 134-Gjergj Oroshi PDK: “Qeveria të hartojë aktet nënligjore kundër dhunës në familje”Grupi Parlamentar i Partisë Demokristiane do t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë që të ndikojë fuqishëm te qeveria për hartimin e akteve nënligjore kundër dhunës në familje. Një gjë e tillë është bërë e ditur dje nga zëdhënësja politike e kësaj partie, Ernestina Halili. Ajo tha se deputetët e PDK-së do të votojnë aktet nënligjore të propozuara nga qeveria, për evitimin e dhunës në familje. “Megjithëse ka një vit që ligji kundër dhunës në familje është miratuar nga Kuvendi, ai deri më tani është i pazbatueshëm pasi mungojnë aktet nënligjore. Në këto rrethana PDK gjykon se me procedurë të përshpejtuar qeveria duhet të sjellë për miratim në Kuvend aktet nënligjore me qëllim që të marrë fund spiralja e dhunës në familje. PDK-ja siguron se deputetët e saj do të votojnë pro jo vetëm ndaj këtyre akteve ligjore, por edhe ndaj çdo nisme ligjore dhe civile e cila synon të frenojë dhe të çrrënjosë përfundimisht psikologjinë e dhunës”, - tha zëdhënësja politike e PD-së, Ernestina Halili.