GLOBALIZIMI
Fitues dhe humbës
Megjithëse shumë evropianë duket se nuk e kuptojnë, globalizimi ka qenë i mirë për ta – dhe mbrojtja që kërkojnë disa mund të sjellë më shumë dëme se të mira. A do të jenë ndonjëherë të sinqertë politikanët e sotëm për t’ua thënë këtë gjë?
Modeli evropian ka më shumë gjëra të mira brenda tij se sa versioni amerikan, falë rrjeteve të sigurisë shoqërore të llojeve të ndryshme. Disa, si për shembull “fleksiguria” e kushtueshme në Danimarkë duken si të prerë për një botë të globalizuar, falë fokusimit të tyre tek mbështetja dhe ritrainimi i punonjësve, dhe jo mbrojtja e vendeve të punës
“Le të jemi të hapur: shumica e popujve tanë nuk kanë qenë kurrë më mirë”, ka thënë dikur një kryeministër britanik, Harold Macmillan. Fraza hyri në leksikun politik, dhe “Supermac” rifitoi zgjedhjet në 1959. Leksioni duket më se i qartë: për një politikan, dhënia e lajmeve të mirë është lëvizje fituese.
Sikur të ishte kaq e thjeshtë. Pas më se gjysmë shekulli, një numër në rritje kërkimesh ka sjellë konkluzionin që, përkundër asaj çfarë besohet gjerësisht, globalizimi ua ka përmirësuar jetën pjesës më të madhe të qytetarëve evropianë. Veç kësaj, Evropa është më përfituesja nga të gjithë. Megjithatë, duket se liderët politikë druhen që të japin lajmin e mirë. Me pak përjashtime, retorika politike kur bëhet fjalë për globalizimin varion nga një vendosmëri e zymtë (kjo sfidë mund të menaxhohet), tek zymtësi e plotë (duhet të zbusim këtë rrezik). Mbrojtja e globvalizimit i është lënë një industrie të vogël think-tank-esh, akademikësh dhe lobesh biznesi (megjithëse disa prej studimeve më të vlerësuar janë të financuar nga qeveri pro tergut, nga Finlanda në Holandë, apo nga Bashkimi Evropian).
Çfarë po ndodh? Politikë! Evropianët e sotëm tremben se ndoshta globalizimi nuk do të jetë i mirë për shumicën e njerëzve. Apo, për të qenë më të saktë, edhe kur vërejnë dobitë e shpërndara (xhinse të lira dhe pajisje teknologjike), ata shqetësohen për humbësit e mundshëm, duke filluar që nga punëtorët, të cilët humbasin vendet e tyre të punës për shkak të largimit të kompanive në vende të tjerë. Më keq akoma, me globalizimin që pengon modelet e biznesit edhe në më shumë detaje, shumë qytetarë ndiejnë se nuk mund të jenë të sigurtë nëse do ta kenë ata radhën.
NJë libër i ri nga një çift akademikësh nga Universiteti John Hopkinbs në Amerikë gjen një sërë faktesh për të bërë të buzëqeshin evropianët. Konsumatorët evropianë (domethënë, të gjithë evropianët kur bëjnë Pazar) janë fitues të mëdhenj nga globalizimi, i cili ka ofruar importe të lirë, ka mbajtur në nivele të ulët inflacionin dhe po kështu ka mbajtur në nivele të ulët normat e interesit. Pavarësisht gjithë nervozizmit prej Kinës dhe Indisë, pjesa që BE zë në eksportet botërore u rrit pak mes viteve 2000 dhe 2006. Gjkithashtu, një pullë “made in China” nuk është domosdoshmërisht prurës i të ardhurave të mëdha për kompanitë kineze. Në një fjalim të kohëve të fundit në të cilin mbronte globalizimin, komisioneri i tregtisë i BE, Peter Mandelson, përmendi një studim të Universitetit të Kalifornisë, i cili fliste se kush përfiton nëse një iPod shitet në Amerikë për 299 dollarë. Vetëm 4 dollarë mbeten në Kinë, për kompanitë që montojnë pajisjet, shpjegoi Mandelson. 160 dollarë shkojnë tek kompanitë amerikane që projektojnë, transportojnë dhe shesin me pakicë iPod-in. NJë model i ngjashëm është i vlefshëm për shumë produkte evropianë.
Evropianët shqetësohen shumë për konkurencën e pagave. Studiuesit vërejnë se globalizimi nuk është vetëm ëpr pagat, por më gjerësisht, për gjetjen e efiçencave kudo, përgjatë zinxhirit të furnizimit. Në fund të fundit, shumica e të punësuarve jo anëtarë të BE në kompanitë evropiane jetojnë në Amerikë dhe jo në Kinë (firmat e BE dhe ato zvicerane kanë punësuar afro 3.5 milionë punëtorë në Amerikë). Po, janë humbur vende pune për shkak të largimit të kompanive, por kjo nuk është e njëllojtë. Në Francë, vetë, 3.4 % të humbjes së vendeve të punës mund të jetë shkaktuar nga kjo dukuri, ndonëse kohët e fundit ka patur një valë mbylljesh të fabrikave. Portugalia ka vuajtur më shumë: një e katërta e vendeve të punës që janë humbur mes viteve 2003-2006 ka ardhur për shkak të largimit të kompanive jashtë vendit, kryesisht drejt anëtarëve të rinj të BE-së.
Po t’i përmbahesh të dhënave, atëherë ankthi prej globalizimit në Evropë i ngjan më shumë atij bishtit që ndjek qenin. Prodhuesit italianë kanë kërkuar tatime anti-dumping prej dhjetëra miliona euro ndaj kompresorëve kinezë të ajrit, për të ruajtur vetëm 500 vende pune. Megjithatë, në nëj botë politike, të dhënat të cpojnë vetëm deri diku. NJë politikan që shihet si i pashpirt kundrejt 500 punëtorëve rrezikon ndëshkimin prej miliona votuesve që e shohin në TV. Ekonomitë evropiane mund të kenë krijuar 18 milionë vende pune më shumë. Por punët janë të ndryshme: ashtu si Amerika, Evropa ka ulur numrin e punëve në prodhim dhe bujqësi, dhe ka rritur atë të atyre në shërbime. Shumë evropianë i konsiderojnë këto të pasigurta dhe me pagesë të ulët. Presidenti Nikolas Sarkozi i Francës nuk është i vetmi që nxit kësi lloj dyshimesh, tek viziton fabrika ku betohet që Franca do të mbetet një fuqi industriale – me ndihmën e shtetit nëse do të jetë nevoja – si dhe duke tallur ata që thonë se shërbiemt janë e ardhmja.
NJë populizëm i tillë qëllimisht injoron pikat e forta të evropianëve. Franca ka një zotësi të veçantë për të eksportuar shërbime (nëse ju pëlqejnë simbolet, një kompani franceze, Sodexo ushqen si marinsat amerikanë, ashtu edhe garnizonin britanik në ishujt Falkland). Veç kësaj, pagat dhe kushtet në shërbime variojnë; dhe jo të gjithë punët në fabrika ishin kaq të mira. Megjithatë, Sarkozi dhe lloji i tij mund të jenë duke shprehur diçka tjetër: një ndjesi që, zhvendosja drejt shërbimeve të tregtueshme globalisht mund të sjellë edhe një humbje të kontrollit. Shumë evropianë janë rritur në sisteme korporatistë, të dominuar nga sindikatat, grupet e të punësuarve dhe politikanët. Globalizimi është i keq për një model të tillë.
Globalizimi është një prej arsyeve përse kërkesat për paga kanë qenë kaq të kufizuara në vitet e fundit në Evropë. Eshtë më e lehtë për shefat të thonë jo kur punonjësit kanë frikë se mos vendet e tyre të punës transferohen në Shenzhen. Kjo ka qenë gjë e mirë për konkurencën në BE. Por nuk është gjë e bukur të dëgjosh shefin që e bën këtë kërcënim. Natyrisht, modeli evropian ka më shumë gjëra të mira brenda tij se sa versioni amerikan, falë rrjeteve të sigurisë shoqërore të llojeve të ndryshme. Disa, si për shembull “fleksiguria” e kushtueshme në Danimarkë duken si të prerë për një botë të globalizuar, falë fokusimit të tyre tek mbështetja dhe ritrainimi i punonjësve, dhe jo mbrojtja e vendeve të punës.
Politikanët nuk duhet të lodrojnë mbi rreziqe (për të qenë të sinqertë, në fjalimin e tij në 1957 macmillan rrëfeu se shqetësohej që “mos është shumë e bukur për të zgjatur”?) Por ata nuk duhet të fshehin lajmet e mirë nga votuesit, vetëm sepse kjo shkon kundër instiktit populloor. Megjithëse shumë evropianë duket se nuk e kuptojnë, globalizimi ka qenë i mirë për ta – dhe mbrojtja që kërkojnë disa mund të sjellë më shumë dëme se të mira. A do të jenë ndonjëherë të sinqertë politikanët e sotëm për t’ua thënë këtë gjë?